Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 JANARI, MUAJI I KEQ PËR REAL MADRIDIN

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: JANARI, MUAJI I KEQ PËR REAL MADRIDIN   Sat Jan 22, 2011 2:09 pm

Në janar të 2010 Reali humbi katër pikë kyçe në La Liga

Muaji janar zakonisht nuk është i mirë për Real Madridin. Sezonin e kaluar, 'los blancos' në këtë muaji lanë katër pikë vendimtare për rezultatin përfundimatar të La Ligës. Në këtë sezon, veçmë humbën dy në fundjavë kundër Almerias, derisa ekipi duhet të japë mund edhe në Kupën e Mbretit.
Në janar të 2010 Reali nuk luante në Kupë, pas eliminimit të turpshëm nga skuadra e kateogrisë së tretë Alcocron, dhe preokupimi i vetëm i tyre ishte La Liga. Në ditën e tretë të janarit, Reali ishte mysafir në Pamplona me objektivin për të fituar dhe për të dalë në pozitën e parë, pasi Barcelona kishte barazuar 1:1 me Vilarealin në Kam Nou. Por 'mbretërit' gjithashtu regjistruan një barazim dhe gjithçka mbeti ashtu siç ishte, në vend të dytë në renditje, me dy pikë më pak se Barcelona (40-38).
Dy javë më vonë, situata u përkeqësua. Real Madridi ra në vizitën e tyre në San Mames, ku u mundën nga Atletik Bilbao me një gol të vetëm të Lorentes në minutën e 2-të të takimit. Një ditë më vonë Barcelona 'shpartalloi' Sevillen 4:0 në Kam Nou. Diferenca e katalansve u rrit në javën e 18-të në pesë pikë (46-41). Ndërkohë që njëjtë si në këtë sezon, Barcelona kishte fituar ndeshjen e parë të drejtëpërdrejtë mes veti në Kam Nou (1:0 me një gol të Ibrahimoviqit).
Mirëpo, edhe pse janari është zakonisht muaji i keq, megjithatë duke shikuar sezonin e kaluar 'los blancos' kanë arsye për të qenë optimist. Dhe pavarësisht epërsisë së Barcelonës prej pesë pikëve, Reali ishte në gjendje të rrikthehet dhe të jetë lider në javën e 25-të, pas një barazimi të Barcelonës me Almerian (2:2), dhe një fitore të vuajtur të Realit përballë Seviljes (3:2). Skuadra e Manuel Pelegrinit mbajti kreun për gjashtë javë, deri sa në 'El Clasico"-n e Bernabeut, Barcelona dha një goditje të madhe duke fituar 2:0 (me golat e Messit dhe Pedros). Ajo goditje dukej-dhe definitivisht ishte- përfundimtare për titullin e kampionit. Vitin e kaluar 'El Clasico' e dytë u zhvillua në javën e 31, ndërsa këtë vit do të luhet në të 32. Deri atëherë pritet të shihet nëse skuadrat do të jenë afër njëra tjetrës!?

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
JANARI, MUAJI I KEQ PËR REAL MADRIDIN
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Exclusif Web ; SCENES D'ANTHROPOPHAGIE SUR UNE HOMME NOIR au 21° siècle en ASIE
» Foto nga muaji janar
» HOXHALLARËT NË KURBET, PAS NJË MUAJI KTHEHEN ME 30 MIJË EURO

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: