Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Dogana, 2010-ën më pak mjete nga akcizat

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Tetova
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 129
Join date : 14/01/2011

MesazhTitulli: Dogana, 2010-ën më pak mjete nga akcizat   Mon Jan 17, 2011 8:06 pm

Drejtoria e doganës vitin e kaluar grumbulloi 1 miliardë denarë më pak mjete nga akcizat në krahasim me vitin 2009, kur këtë pagesë e kryente drejtoria e të ardhurave publike, bëri të ditur numri ‘një’ i Doganës Vanço Kargov. Ai nuk dëshiroi publikisht të bëj krahasimin midis dy viteve, duke paraqitur të dhënë vetëm për vitin 2010.

“Mendoj se diku rreth 13,5 miliardë denarë janë akciza të paguara” tha Vanço Kargov, drejtor i drejtorisë së doganës.

Sipas Kargovit, që të përmirësohet pagesa e akcizave që në vitin 2009 ishin 236 milion euro, kurse vitin e kaluar për 16 milion më pak ose gjithsej 219 milion, do të duhet të ndryshohet Ligji dhe të përgatitet programi i ri kompjuterik. Ndërkaq, të hyrat nga dogana vitin e kaluar ishin dhjetë për qind më të vogla krahasuar me vitin 2009, përkatësisht u grumbulluan 5 miliardë denarë.

“E dini se vitin e kaluar po ashtu një pjesë e madhe e shkallëve doganore u zvogëluan për shkak të harmonizimit me marrëveshjen e stabilizim asociimit. Po ashtu edhe për shkak të funksionimit të tërësishëm të marrëveshjeve të caktuara të tregtisë së lirë dhe ndryshimit të lëvizjeve të caktuara të mallrave, para se gjithash të sheqerit” tha Vanço Kargov, drejtor i drejtorisë së doganës.

Dretori i Doganave sot prezantoi se çfarë kanë punuar vitin e kaluar dhe çfarë do të punojnë këtë vit. Midis prioriteteve është edhe aderimi në Konventën për transitin e përbashkët, me çka vendi edhe para se të aderojë në BE do të jetë pjesë e Unionit të përbashkët doganor. Do të përcaktohen edhe disa taksa jodoganore që I paguajnë firmat dhe ato duhet të hiqen pasi këtë e kërkojnë nga BE-ja. Kargov mendon edhe për fushatën kundër prodhimeve të falsifikuara, me këtë do të incizohet një video klip destinuar për fëmijët, pasi ata duhet t’i pyesin prindërit se a janë lodrat origjinale dhe të sigurta, e jo të falsifikuara dhe të rrezikshme për shëndetin.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Dogana, 2010-ën më pak mjete nga akcizat
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Mjete lundrimi
» Syle Mujaj: Tema: KUSH JANE, KU JANE TE BURGOSURIT POLITIK TE KOSOVES 1981-2010
» ‎Viktoria Xhako:PËRKUJTIMORE-IBRAHIM IBISHI-16. 12. 1953 – 24. 11. 2010
» Gjetja e kufomës së Dedë Gecajt me 19.11.2010 në St. Galen
» Adelina Dardha: Poezi dashurie "Ndjenje". Gezuar vitin e ri 2010!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Ekonomi-
Kërce tek: