Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Marty refuzoi të përballet me Parlamentin Evropian

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Tetova
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 129
Join date : 14/01/2011

MesazhTitulli: Marty refuzoi të përballet me Parlamentin Evropian   Mon Jan 17, 2011 8:02 pm

Dick Marty refuzon të përballet me deputetët në Komitetin e Politikës së Jashtme në Parlamentin Evropian. “Koha Ditore” ka mësuar nga burimet në Parlamentin Evropian se Dick Marty ka refuzuar kërkesën që të vijë me 17 apo 18 janar në këtë institucion të BE-së duke u arsyetuar se “ka axhendën tepër të ngjeshur“.

Në vend të kësaj, është paralajmëruar që ai të flasë para Komitetit të Parlamentit Evropian në një seancë tjetër në muajin Shkurt.

Disa burime të BE-së i kanë thënë “Kohës Ditore” se prapa arsyetimeve të Dick Martyt që të mos e pranojë ftesën për debat me parlamentarët evropianë këtë javë qëndron ndoshta edhe përllogaritja e tij që së pari, me 25 janar, të zhvillohet debati në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës, që aty eventualisht ai të marrë mbështetjen për raportin e tij kontradiktor ku bën akuza për trafikim organesh, e pastaj, kur të vijë në Parlamentin Evropian, të jetë në pozitë më të fortë me një raport të miratuar në Këshillin e Europës.

E përditshmja kosovare bën me dije se Parlamenti Europian është institucion i Bashkimit Europian dhe nuk ka lidhje me Këshillin e Europës që është më shumë një organizëm i përgjithshëm paneuropian që kryesisht merret me të drejtat e njeriut.

Në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Evropës, Dick Marty, do ta ketë më të lehtë gjithsesi sesa në Parlament Evropian për të fituar mbështetje për akuzat që bën ndaj shoqërisë kosovare, UÇK-se dhe ndaj disa liderëve politikë të tashëm të Kosovës dhe ish-udhëheqësve të UÇK-së.

Rusia ka një numër të madh të deputetëve të saj në Asamblenë e Përgjithshme të Këshillit të Europës ,ndërsa në debat Marty sigurisht do të ketë edhe mbështetjen nga përfaqësuesit e Serbisë dhe të disa shteteve të tjera. Zyrtarë nga Serbia, përfshirë edhe Prokurorinë për krime lufte, nuk kanë fshehur se i kanë dhënë Dick Martyt të dhëna, të cilat ai i ka përfshirë në raportin e tij. Po ashtu edhe deputetët në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Europës që vijnë nga vendet që e kanë njohur pavarësinë e Kosovës zakonisht janë më pak të informuar rreth Kosovës sesa që janë deputetët e Parlamentit Evropian, prandaj shumë prej tyre ndoshta edhe nuk do ta kundërshtonin raportin e Dick Martyt.

Disa zyrtarë të BE-së pohojnë se megjithatë e marrin seriozisht këtë raport dhe ftojnë të zhvillohen hetime rreth pohimeve të Martyt, ndërsa nga ai kërkojnë që të jap dëshmitë me të cilat posedon.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Marty refuzoi të përballet me Parlamentin Evropian
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ilire Zajmi - Rugova: Identiteti evropian dhe shqiptarët
» Specat e Kosovës në tregjet e Bashkimit Evropian
» Integrimi i Ballkanit Perëndimor në Bashkimin Evropian
» Bashkimi Evropian shpërblen kriminelët, ndëshkon viktimën
» Kurti: Serbia, kali i Trojës brenda truallit evropian

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: