Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 PDSH organizon model regjistrimi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: PDSH organizon model regjistrimi   Sat Feb 05, 2011 12:31 pm

Subjekti më i madh opozitar, Partia Demokratike Shqiptare, ka paralajmëruar zhvillimin paralel të regjistrimit të popullsisë, të quajtur si Model Regjistrimi. Gjatë një konferencë për shtyp, anëtari i Kryesisë Qendrore, Hasan Luma, ka numëruar arsyet për këtë veprim të PDSH-së dhe mënyrën se si i njëjti do të operacionalizohet. Për Ligjin e miratuar para do kohe, Luma thotë se nuk i ka marrë parasysh asnjë nga mendimet dhe kërkesat e faktorit shqiptar. Fajin dhe përgjegjësinë e adreson tek partia shqiptare në pushtet. “Opinioni është i informuar që para do kohësh nga ana e parlamentit u miratua Ligji për regjistrim të popullatës në Maqedoni duke mos marre parasysh kërkesat e PDSH-së dhe apelet e shumë faktorëve relevant si diaspora shqiptare, organizatat joqeveritare dhe ekspert të ndryshëm, pra të gjithë shqiptarët të cilët këtë ligj e vlerësuan si të dëmshëm dhe diskriminues pasi që një numër shumë i madh i shqiptarëve nuk do të mund të regjistrohen, përveç këtyre te BDI-së të cilët të shantazhuar me dosjet origjinale, kriminalitet, korrupsion dhe rastet e Hagës miratojnë gjithçka antishqiptare”, tha Hasan Luma, anëtar i Kryesisë Qendrore të PDSH-së. Manipulimi me procesin e regjistrimit, numri i madh i shqiptarëve që punojnë në mërgatë dhe si pasojë pamundësia e tyre të regjistrohen, përbërja njënacionale e institucioneve që do të realizojnë regjistrimin, numri i madh i shqiptarëve që nuk e ka të rregulluar statusin e shtetësisë dhe kërkesa e Qeverisë për një vëzhgim sipërfaqësor nga faktori ndërkombëtar, janë disa nga arsyet për organizimin e model regjistrimit nga partia e Thaçit. “Duke marrë parasysh se kërkesat te cilët i parashtroj PDSH-ja e që ishin me qëllim që procesi i regjistrimit të jetë kredibil dhe i pranueshëm për të gjithë, nuk u morën parasysh, PDSH-ja mori vendim për të zhvilluar Model Regjistrimi. Ky Model regjistrimi do të zhvillohet në një Komunë të pastër etnike dhe në një Komunë etnikisht të përzier, në një fshat të pastër etnik dhe në një fshat etnikisht të përzier si dhe në një lagje të pastër etnike dhe një të përzier. Procesi i Model Regjistrimit do të zhvillohet prej 1-15 mars 2011, në këto vendbanime; Komuna e Tetovës, Komuna e Sarajit, Fshati Vrutok-Gostivar, Fshati Nerovë-Krushevë, Lagja Ortabunar-Kumanovë dhe lagja Panagjurishtë Strugë. Për këtë qëllim PDSH-ja ka formuar Komisionet e veçanta për regjistrim në kuadër të strukturave të saja nëpër Degë dhe nëndegë në të gjitha vendbanimet”, tha Hasan Luma, anëtar i Kryesisë Qendrore të PDSH-së. Nga kjo parti kanë apeluar deri tek qytetarët për t’u përgjigjur pozitivisht thirrjes për realizimin e këtij regjistrimi. Zyrat e degëve të PDSH-së, si dhe selia qendrore e partisë do të jenë të hapura dhe në to do të kujdestarojnë komisionet partiake për regjistrim, ku qytetarët do të mund të paraqesin ankesat, vërejtjet apo problemet e tyre. Arben Zeqiri
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
PDSH organizon model regjistrimi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Shoqata "Mërgimtari" nga Kieli organizon manifestim:Feste te madhe ka shqiptarija per Flamur e per atdhe

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: