Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 U mbajt konventa promovuese e kandidatëve të RDK-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: U mbajt konventa promovuese e kandidatëve të RDK-së   Sat May 21, 2011 12:20 pm

Me moton “Ta kthejmë krenarinë”, në sallën Universale në Shkup, Rilindja Demokratike Kombëtare mbajti konventën promovuese të kandidatëve për deputetë për zgjedhjet e 5 qershorit.

Kryetar i RDK-së i cili i prin listës për Njësinë zgjedhore nr.6, prof.dr. Rufi Osmani theksoi se shqiptarët ndodhen para kthesave të mëdha dhe se RDK me përkushtimin më të madh moral dhe kombëtar dhe me kapacitetet e saja politike dhe kadrovike, shqiptarëve do t`ia kthejë dinjitetin dhe krenarinë e humbur.

“Sot pas 20 vite të pluralizimit në Maqedoni dhe 10 vite nga lufta e vitit 2001, ndodhemi para një momenti të ri, para një kthese vendimtare që mund ta quaj – e treta e vërteta. Dua të rikujtoj se Qeveria e deritanishme miratoi programe ku nuk dedikoi as 2 për qind mjete dhe investime për shqiptarët në arsim, ekonomi, kulturë dhe sektorë tjerë që kanë të bëjnë me shqiptarët. U investuan mbi 200 milion euro në projektin ‘Shkupi 2014’ për kulturën dhe identitetin sllav dhe antik, dhe kjo u bë me bekimin e ministrave shqiptarë të BDI-së në Qeveri. Mbi 100 milion euro vetëm për kulturën maqedonase, mbi 100 milion euro për bujqit maqedonas, dhe disa dhjetëra miliona euro për infrastrukturë dhe shpërndarjen e fondeve të BE-së, si dhe shumë projekte tjera diskriminuese”, theksoi Rufi Osmani duke premtuar se RDK nuk do të lejojë që ky trend të vazhdojë edhe pas 5 qershorit.

“Ne nuk do të lejojmë sjellje diskriminuese dhe poshtëruese të qeverisë së ardhshme në raport me interesat tona. Ne do të luftojmë që shqiptarët të kenë hisen e vet të parave publike dhe 25 për qind e buxhetit shtetëror do të shkojë për ekonominë, infrastrukturën, shëndetësinë, arsimin, kulturën dhe sfera të tjera shoqërore për përparimin e shqiptarëve”, theksoi lideri Osmani.[img] [/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
U mbajt konventa promovuese e kandidatëve të RDK-së
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Kongresi i Berlinit
» Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”
» Në Stolberg të Gjermanisë, në përmbyllje të ceremonisë mortore, u mbajt një Akademi për veprimtarin dhe atdhetarin, Abedin Gashi
» U mbajt Kuvendi i Unionit të Qendrave Shqiptare Islame në Gjermani
» KONVENTA JUGOSLLAVO-TURKE PËR SHPËRNGULJEN E SHQIPTARËVE!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: