Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  PESHORJA23/09-23/10

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator-Besart
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 36
Join date : 20/01/2011

MesazhTitulli: PESHORJA23/09-23/10    Fri Jan 21, 2011 6:23 pm

- Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Peshores.
Jashtëzakonisht të fortë përsa i përket sensit të drejtësisë dhe respektit ndaj kërkesave e të drejtave të tjetrit. Përdorin diplomacinë, taktin e mirësjelljen për të zbuluar përfeksionin tek të tjerët. Frika se mos gabojnë është një nga difektet karakteristike të kësaj shenje: çdo veprim i tyre është gjithmonë i kontrolluar nga një mendje “gjykatës i rreptë”, por edhe gjithmonë i gatshëm për të tjerët, sidomos me ata që ka pranë, por me kusht që hapësira e vet “e shenjtë” të respektohet.

Do të jenë të shumtë planetët që do t’i keni në pozicion të favorshëm: Plutoni dhe Neptuni për shembull do t’ju propozojnë raste të mira për të jetuar në mënyrë kreative. Saturni do t’ju mbajë nga larg nën vëzhgim deri në ditët e para të qershorit dhe vetëm në muajt në vazhdim do të zërë një pozicion të qëndrueshëm karshi jush. Jupiteri, nga ana tjetër, do të jetë në pozicion të favorshëm deri në fund të gushtit, më pas influenca e tij do të dobësohet. Urani do t’u bëjë shoqëri deri në muajin mars, periudhë në të cilën do të fillojë të spostohet drejt shenjës së Peshqve. Në pjesën e parë të vitit do të keni influencën më të mirë që do të dëshironit, me ndonjë ulje-ngritje të parëndësishme; janari do të jetë një muaj mjaft i këndshëm për fushën e dashurisë; shkurti do të shënojë kënaqësi të shumta në punë; marsi do të jetë i lodhshëm për punën, por argëtues për dashurinë. Ndërmjet prillit e majit kontaktet personale do të jenë herë të besueshme e të sigurta, herë mosbesuese e të pasigurta. Në qershor, përkundrazi, nuk do ta vrisni shumë mendjen, do të jeni në humor të mirë dhe konstruktiv, do të keni dëshirë të njihni fusha të reja kulturore, të udhëtoni, të njihni njerëz të rinj, dhe veçanërisht në dashuri do të bëni shumë plane që do të mund t’i realizoni. Pas kësaj periudhe do të mbërrijë Saturni i cili do sjellë në jetën tuaj një notë më serioze, duke evidentuar detyrime dhe përgjegjësi që do t’ju ngarkohen. Humori juaj i mirë do të vazhdojë deri në korrik, më pas do të zbehet ca për shkak të ndonjë problemi në familje, në punë e në dashuri. Dielli do të kthehet të shkëlqejë në gusht, por ndërmjet shtatorit e tetorit, Dielli, Venusi dhe Mërkuri do të kalojnë në shenjën tuaj, duke formuar kombinime të pakëndshme me Saturnin, gjë që mund të sjellë ndonjë ngatërresë në familje, në raportet me të tjerët e me partnerin tuaj. Kini kujdes me shpenzimet që do t’ju duhet të përballoni në fund të vitit, e mos e anashkaloni shëndetin. Nëntori do t’ju kthejë gjallërinë dhe jeta do të bëhet më e këndshme, ndërsa në dhjetor ndonjë e papritur mund t’ju shqetësojë e do t’ju duhet t’i bëni ballë pa u trembur.

- Dashuria
Viti do të fillojë favorizues për dashurinë, falë influencës harmonike që do të keni nga Venusi, nga Marsi, nga Jupiteri e nga Saturni. Pra, nuk do të keni probleme të veçanta për ta jetuar bukur historinë tuaj të dashurisë.
Ndonjë preokupim më shumë do të vihet re nga qershori, me Saturnin joharmonik në shenjë. Në ndonjë rrethanë do të ndiheni të lodhur së qëni në të njëjtën lartësi vale nga njeriu që doni .
Nga data 16 Shtator deri më 1 Tetor, Venusi do të jetë kalimthi në shenjën tuaj e do t’ju dhurojë ditë të ëmbla e sensuale.

- Shëndeti
I mirë shëndeti sidomos në pjesën e parë të vitit, falë influencave harmonike të planetëve të ndryshëm.
Nga qershori, me Saturnin në pozicion të vështirë, është e këshillueshme të mos lodheni së tepërmi, sidomos mendërisht.
Disa ndryshime konstruktive mund të sjellin të mira në shëndetin tuaj.

- Puna
Për punën tuaj duhet të kërkoni avantazhet maksimale që do t’i keni nga Saturni dhe Jupiteri gjatë tetë muajve të parë të vitit.
Në këtë periudhë do të arrini progrese të mëdha, pa shumë sforcim, duke patur mirënjohjen e bashkëpunëtorëve për meritat tuaja.
Përveç kësaj, falë qëndrueshmërisë suaj, mund të kaloni qetësisht edhe muajt e fundit të vitit. Saturni, në fakt, do të marrë një pozicion të vështirë e do t’ju vërë përpara provave të ndryshme.

- Paratë
Gjatë pjesë së parë të vitit nuk do të keni probleme të veçanta me paratë dhe sigurisht që ato nuk do t’ju mungojnë.
Jupiteri dhe Plutoni nuk do t’ju krijojnë shumë probleme përsa i përket sektorit financiar.
Nga qershori, me Saturnin në shenjë, parashikohet një periudhë mjaft e shpërndarë, sidomos përsa i përket shpenzimeve familjare.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
PESHORJA23/09-23/10
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: INTERESANTE :: Horoskop .-
Kërce tek: