Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  UniKKatil dhe Tingulli 3nt, reperët më të kërkuar në Youtube

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: UniKKatil dhe Tingulli 3nt, reperët më të kërkuar në Youtube   Fri Jan 21, 2011 1:28 pm

Reperi kontravers UniKKatil, që jeton në SHBA, është njëri prej reperëve që më së shumti kërkohët nga të rinjtë shqiptarë në youtube.com, shkruan sot Express.

Lirikat e UniKKatilit, edhe pse eksplicite, kanë arritur të fitojnë zemrat e shumë adhuruesve në Kosovë dhe Shqipëri. Katër këngët më të kërkuara të këtij këngëtari janë “Qa Tha”, që është klikuar në youtube më shumë se 1.249.840. Një këngë tjetër po ashtu shumë e pëlqyer e këtij këngëtari është “N’rrot somës”, që vetëm në një vend ka 911.554 klikime, ndërkaq në një vend tjetër më shumë se 200 000. Pas kësaj kënge, adhuruesit pëlqejnë edhe këngën tjetër të UniKKatilit, “Kile, Kile”, që ka 820.292 klikime. Këngë të tjera që po ashtu dëgjojnë adhuruesit e këtij këngëtari janë: “Vetëbesim” (664.444), “Qendro” (446,597), “Mos m’shaj pas shpine” (415.248), “Ku t’meten shokt”(319.775). Me 300 000 e më shumë klikime UniKKatil ka edhe dhjetë këngë të tjera.

Mirë punët më adhurues i ka edhe “Tingulli 3nt”, sidomos bashkëpunimet në të cilat ai është shumë i sukesshëm. Kënga “I kom” i ka 2.582.792, “Me merr” feat Soni ka 581,155 klikime. Një këngë tjetër e suksesshme e këtij grupi është kënga “Krejt e dinë” me 1.631.467 klikime, përderisa këngë tjetër më e klikuar për Tingullin 3nt është “A e din se” që ka 526.878 klikime. Këngë të tjera që janë të dëgjuara nga ky grup janë edhe kënga “Drogë për vesh” (225.556) dhe “100% 3nt” (213.830). Te ky grup nuk janë futur këngët e albumit të ri të Tingullit, të cilat këngë sapo kanë dalë në youtube.com dhe po ashtu janë duke u dëgjuar më të madhe.

Një reper tjetër, kësaj radhe nga Shqipëria, është Noizy i cili ka arritur që viteve të fundit të ketë një numër të madh të adhuruesve. Edhe pse këndon më shumë “raggy”, kënga e tij “Kosovë, Shqipni” që është në bashkëpunim me J.R, Monny & D.u.d.A ka 1.537.028 klikime. Noizy ka pasur sukses edhe në bashkëpunimin me Rozana Radin, ku me dy këngë ka arritur që të ketë një shikueshmëri të madhe. Kënga Fly e përpunuar nga ky çift ka 1,060,708, ndërkaq ajo “Mr Yesterday” ka 2.248.467 klikime. Këngë të tjera që kanë pasur sukses të Noizy’it janë edhe “Kush k.... po m′lyp” me 465.969, por në këngët e tjera Noizy nuk është shumë i klikuar.

Një tjetër reper që pati një sukses shumë të madh gjatë vitit të kaluar ka qenë edhe MC Kresha, i cili me klipet e tij bëri shumë adhurues.

Kënga e MC Kreshës me Dr Mic, “Lyrical WarFare” pati 1.157.756 klikime, pak më shumë se hiti “Lej flleshat” që kishte 1.059.669. Kresha kishte një sukes të madh edhe më një bashkëpunim tjetër, atë me Lyrical Son dhe Noga (beatbox) në këngën “Souljah”, që kishte 408.527. Ndërkaq bashkëpunimi i këtij këngëtari në “M.F.” me Lil Samee, Gentz, Dr. Mic, Lav′da, Kastro Zizo & DJ Flow rezultoi me 345.868 klikime.

Etnomenon po ashtu ka pasur një rritje vitin e kaluar sa i përkëtë klikimeve. Nga këngët e fundit, kënga “Music is my Ghetoo” ka pasur 391.603 klikime, ndërkaq shumë më përpara ka qenë bashkëpunimi i Etnon me Dafina Rexhepin, pasi që kënga “Ti m’i then kufijtë” kishte pasur 930.806 klikime. Një këngë tjetër më e vjetër që ka pasur klikime nga ky grup është “Le për mu mama”, po ashtu një bashkëpunim me D Master që ka 613,210. Këngë të tjera të suksesshme të Etnomenon janë edhe “Sa Katile u tregove” me 548.832, “Unë jam shqiptar” me 331.305 dhe Albanian më më shumë se një milion klikime.

Me bashkëpunime mirë i kanë punët edhe reperët e rinjë. Bashkëpunimi i Da Ghost me Adelina Ismajlin rezultoi me 407.406 klikime, ndërkaq ai i Capital T dhe 2po2 me Dafina Zeqirin i solli shumë klikime “Infinitëve”, pasi që kënga “Shumë Nalt” u klikua 1.266.159 herë. Capital T pati sukses edhe me këngët “Shopping” me 310.916 klikime ndërkaq këngë Supersweet ishte po ashtu një këngë e suksesshme pasi mori 1.089.860 klikime në youtube.com.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
UniKKatil dhe Tingulli 3nt, reperët më të kërkuar në Youtube
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Jeta e Michael Jackson-it në foto

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Yjet/Stars-
Kërce tek: