Ende nuk ka përfunduar afati dimëror i transferimeve të futbollistëve, kurse mediat sportive kanë filluar të parashikojnë se çfarë do të ndodhë në afatin kalimtar të qershorit.
Një nga lëvizjet më të bujshme pritet të jetë shkëmbimi kokë më kokë i Sergio Ramosit (Real Madrid) me Patrice Evran (Manchester United).
Pas publikimit të lajmit nga “La Gazzetta dello Sport”, se Sergio Ramos do të largohet nga Real Madrid për shkak të “përplasjeve” me Cristiano Ronaldon, ‘caughtoffside’ publikon se jo vetëm ekipi i Alex Fergusonit interesohet për mbrojtësin e djathtë madrilen, por edhe Arsenali mund të ofrojë rreth 30 milionë euro për Sergio Ramosin.
Nga ana e tij, tabloidi anglez The Telegraph publikon se United po kërkon një zëvendësues për Evran dhe ky është mbrojtësi i majtë i Benficas, Fabio Coentrao