Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center
Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» TOP 10Best Cars in the World?! – 2014
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeMon Jul 21, 2014 5:16 pm nga Hacker-Boy

» Dodge Challenger SRT8 – with 500horsepower
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeSat May 24, 2014 1:12 pm nga Hacker-Boy

»  Find out the TOP 10 BEST AMERICAN CARS: Read more: http://www.carsandjoy.com/find-top-10-best-american-cars/#ixzz32cu1d6A7
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeSat May 24, 2014 1:09 pm nga Hacker-Boy

» NEW 2014 BATTLE: Ford Mustang GT500 vs. Porsche Carrera Read more: http://www.carsandjoy.com/mustang-gt500-vs-porsche/#ixzz329zfwRNb
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeMon May 19, 2014 2:30 pm nga Hacker-Boy

» Messi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeFri May 09, 2014 5:11 pm nga Hacker-Boy

» Messi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeFri May 09, 2014 5:10 pm nga Hacker-Boy

» iPhone 6 sjell ekranin e lakuar?
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeSun Apr 27, 2014 12:21 pm nga Hacker-Boy

» iPhone 6 sjell ekranin e lakuar?
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeSun Apr 27, 2014 12:20 pm nga Hacker-Boy

» Fikni PC - dikujt
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeMon Aug 05, 2013 9:48 pm nga Hacker-Boy

CARSANDJOY
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
Affiliates
free forum


 

 Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë

Shko poshtë 
AutoriMesazh
mergim




Numri i postimeve : 17
Join date : 10/01/2011

Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Empty
MesazhTitulli: Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë   Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë Icon_minitimeMon Jan 10, 2011 5:28 pm

Në një sallë ku shpeshherë organizohen ekspozita pikturash, në një ambient ku je i rrethuar me vepra figurative që janë varur nëpër të gjitha faqet e murit, në një dhomë të madhe që plotëson të gjitha parametrat akustik, derisa dikush ngutet për të gjetur ulësen, e ca të tjerë qëndrojnë në këmbë duke shkëmbyer fjalë të buta, gjersa dikush shfleton fletët ku janë shtypur pikët e programit artistik që do të zhvillohet gjatë kësaj mbrëmjeje të ftohtë dhjetori, Mizbah Kaçamaku, pianisti i njohur nga Prishtina, luan mbyturazi në klavinovë pjesë të improvizuara duke u shprehur mirëseardhje dashamirëve të artit...

Për një çast para të pranishmëve del konferencierja e cila paralajmëron fillimin e shfaqjes duke dhënë edhe ca sqarime për përmbajtjen dhe rrjedhën e programit.

Kur sapo mbretëroi qetësia, në sallë futen njëpasnjëshëm koristët kosovarë të cilët vendosen në skenë duke krijuar së bashku trajtën e një gjysmëharku. Pas tyre, i shoqëruar me shumë duartrokitje futet edhe udhëheqësi artistik, maestro Rafet Rudi, i cili pas përshëndetjes së zakonshme, kthehet nga kori dhe urdhëron anëtarët për të hapur partiturat. Shkon tek tastiera për të dhënë intonacionin për tu rikthyer shpejt në vendin e dirigjentit nga ku, përmes duarve jep shenjën për fillim, me ç’rast kënga filloi. "Drandofillja e vogël" është vepra që tingëlloi aq e baraspeshuar sa që shumëkush mbeti me gojën hapur. Menjëherë, ndjeva se publiku iu nënshtrua tërësisht ndikimit të këngës korale sa që, shumëkush për gjatë kohë do të ndjente mungesën e pavarësisë së gjykimeve. Ky përpunim i Mark Kaçinarit, prizrenasit të ndjerë, rikujtohet sonte në Shkup pikërisht me rastin e 75 vjetorit të lindjes.

"Të falemi o dhé" e Rauf Dhomit është vepra në vazhdim e cila përveç ngjyrës së rafinuar tingullore u realizua edhe me nuanca të theksuara dinamike. Në përfundim të kësaj këngeje u dëgjuan shumë "bravo" nga muzikantë dhe artistë të pranishëm.

"N’mjedis të ballit" është një këngë popullore shumë e njohur e cila paraqet edhe një dëshmi më tepër për pasurinë kombëtare të padiskutueshme që kemi ne. Ky harmonizim i Esat Rizvanollit jehoi aq bukur, sa më bëri të ndihem shumë i fuqishëm dhe akoma më tepër i guximshëm brenda "esnafit" multikulturor. Niveli i lartë artistik i realizimit të këngës ndikoi që, tek publiku të mos mungojë as kënaqësia shpirtërore e reflektuar përmes gjestikulacioneve të fytyrës dhe duartrokitjeve të përzemërta.

Pastaj, "Kori i femrave" interpretoi përpunimin koral me motive gjithashtu popullore nga Thoma Simaku. Bëhet fjalë për një vepër e cila i ka rezistuar kohës pikërisht për shkak të vlerave të mëdha dhe të qëndrueshme artistike. Tingëllima e këtij formacioni ishte shumë e unifikuar, e saktë, e këndshme.

Në vazhdim këngëtaret Adelina Thaçi - soprano dhe Diellza Sulejmani – alto, të shoqëruara përmes klavinovës dhe solisteve tjera i kënduan botës së re. "Amerika" nga Leonard Bernshtajn është një vepër e shtjelluar disi më ndryshe, andaj edhe interpretimi ishte me shumë spostime timbrike, me shumë naze, me lëvizje skenike, me aktrim. Përplasja e fuqishme e duarve që dëgjohej nga të katër anët ishte shprehje përgëzimi për cilësitë e larta të interpretimit.

Tashmë kur koristët ndiheshin tepër të ambientuar dhe mjaft mirë të akomoduar, sollën në skenë veprat polifonike të Barokut, fillimisht "O magnum mysterium" nga organisti i shquar italian Xhovani Gabrieli e më pas edhe veprën "Selig sind die Toten" të nxënësit të tij – gjermanit Heinrich Schütz për të vazhduar me "Agnus Dei" të Samuel Barberit, kompozitorit amerikan të shekullit të XX-të. Të gjitha këto u realizuan në mënyrë shumë homogjene, jo vetëm me diksion dhe artikulim të qartë, por edhe me intonim "kristalor".

Kori i filarmonisë së Kosovës, publikut të kryeqytetit i dhuroi edhe një suitë korale nga shkupjani Lorenc Antoni. Ishin këto këngët: "Oj Xhemile"; "Mirë mbrama" dhe "Hypi cuca n’maje t’gurit" të cilat krijuan edhe ndjenja ngashërimi, një lloj mallëngjimi të thellë për kompozitorin e madh nga Shkupi.

Jo më pak emocione krijoi edhe interpretimi i mecosopranes Sanije Matoshi e cila së bashku me korin e përzier interpretoi këngën tradicionale - "Kurr’ më s’do marrësh udhët e kurbetit".

Dhe, krejtësisht në fund dëgjuam këngën polifonike të jugut - "Janinës ç’i panë sytë" me ç’rast tenorët Luan Durmishi dhe Riad Ymeri arritën ta pasqyrojnë të plotë, jo vetëm melodinë, por edhe karakterin e veprës. Tingujt e kësaj kënge të shoqëruar nga një iso e ëmbël, që rrodhën sikur një simfoni e plotë, në një farë mënyre na pasuruan fantazinë dhe na shtuan kënaqësinë deri në qelizat më të thella.

Në sallë shpërthyen duartrokitjet dhe njerëzit u çuan në këmbë për ti shprehur respekt dhe konsideratë të lartë kësaj trupe muzikore në krye me profesorin tim të dikurshëm, Rafet Rudi. Është pikërisht ky dirigjent, ai që ka imponuar kritere të larta profesionale, me ç’rast kori përmes pastërtisë intonative, tingëllimës së këndshme, artikulimit të frazave dhe shprehjes specifike është ngritur në shkallë të lartë performimi.

Në fytyrat e të gjithëve po vëreja një lloj çlodhjeje, një farë freskimi. Është pikërisht ky "event" që ka fshirë nga shpirtrat e këtyre njerëzve pluhurin e jetës së përditshme. Pra, trupa kosovare e cila u prit mjaft ngrohtë nga publiku kryeqytetas, dëshmoi se kënga korale është një art i rëndësishëm ku tingujt dhe muzika kalojnë përtej duke u shndërruar në simbol të ndjenjës dhe të një komunikimi me delikatesë, të një gjuhe paqësore, të një efekti katarzë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
Shfaqje maestrale e koristëve kosovarë
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Kulture-
Kërce tek: