Është mbyllur në ditën e dytë të procesit arsimor shkolla e mesme e Bujqësisë, ku mësojnë nxënësit shqiptarë në komunë të Likovës. Mbyllja është bërë nga Inspektorati sanitar në Kumanovë, pasi një ditë më parë prindërit e nxënsve të kësaj shkolle kishin bërë kërkesë deri në këtë institucion. Këtë informatë e ka bërë të njohur për Gazmend Sahiti profesor në shkollën e bujqësisë .
“Nga dita e dytë e procesit arsimor, shkolla jonë e bujqësisë ku mësojnë nxënësit shqiptarë në komunë të Likovës, është mbyllur nga insepektorati sanitar”, ka thënë Gazmend Sahiti profesor në këtë shkollë.
Sipas tij shkolla është mbyllur për shkak se ajo plotëson kushtet elementare jo vetëm për punë por edhe procesin edukativo- arsimor të nxënësve.
“Në këtë shkollë e cila daton e ndërtuar nga viti 1954 mungon edhe ajri o mjaftueshëm, ka shumë plihur, tavani ëshët i carë ku gjatë dimrit pikon edhe shiu, patosi nuk është në rregull ku shpesh herë edhe hyjnë edhe insekte. Kur anëtarët e inspeksinot sanitar i kanë pa kushtet e tilla ata edhe kanë vendosur të mbyllin shkollën” thotë Gazmend Sahiti profesor në shkollën e Bujqësisë. Si rezultat i kushteve të tilla edhe nxënësit shqiptarë për vite të tëra nuk shprehin interes për drejtimet e kësaj shkolle edhe pse janë atraktive. Numri i tyre është simbolik dhe ka gjasa që edhe të mbyllet shkolla përkundër që ka pesë paralelel nga viti i parë deri në të katërtin. Në mungesë të kushteve kjo shkollë 120 kompjuterë të destinuara për këtë shkollë qëndrojnë të “arkivuara” në Shkollën e Bujqësisë “Kiro Burnaz” në Kumanovë.