21World TV tani edhe në IPHONE, IPAD dhe ITOUCH
Për herë të parë në historinë e medieve shqiptare, RTV 21 bashkë me partnerin e vet Media 21, lansoi buqetën më të avancuar shqiptare 21WorldTV në Iphone, Ipad dhe Itouch.
21World TV është buqetë me kanalet më të kërkuara dhe më të shikuara shqiptare RTV 21, RTK, KLAN KOSOVA, TV KLAN, VIZION PLUS, ALSAT M, TV ERA, 21 MIX, KANALI 7, TRING SHQIP, 21 PLUS, 21 POPULLORE, FOLK PLUS, 21 JUNIOR dhe TRING TRING.
Pra kudo që shkoni, programet tuaja të preferuara të IPTV buqetës, 21World TV, mund t’i shikoni edhe ne telefonat tuaj të tipit IPHON si dhe në IPAD dhe ITOUCH. Kjo është forma e parë e transmetimit televiziv në Ballkan.
Kjo arritje teknologjike është në vazhdën e përpjekjeve të vazhdueshme të RTV-21 për aplikimin e teknologjisë bashkëkohore. Fundja, RTV21 u lind dhe vazhdon të rriten në kuadër të këtyre ritmeve teknologjike. Punën e vet RTV 21 i filloi me 11 Maj 1998, si radio në internet, që për atë kohë mbase ishte e pabesueshme për mjedisin ku u themelua por edhe më gjerë. Nga ana tjetër, pas transmetimit televiziv satelitor në vitin 2000 në mbarë Evropën, më 15 shkurt të vitit 2003 RTV21 bashkë me kompaninë “Xhi em di es” themeluan buqetën e parë satelitore AlbanicaSat. Në të njejtën kohë RTV21 mori guximin për investime në transmetimin televiziv përtej oqeanit. Ishte Programi i parë televiziv shqiptar edhe në SHBA.
Kështu, në këtë vazhdë, sukses i ri në aplikimin e teknologjisë bashkëkohore nga ana e RTV-21 është edhe IPTV BUQETA – 21 WorldTV, që startoi në maj të vitit të kaluar, për tu kurorëzuar edhe një ëndërr e paimagjinueshme që programet televizive shqiptare të shihen edh enë telefon, përkatësisht në Iphone, Ipad dhe Itouch. Së shpejti, buqetën 21 WorldTV do të mund ta ndjekin edhe ata që posedojnë tipe të tjera të telefonave mobil.