Atmosfera e tensionuar para kuvendit, me fillimin e seancës në të cilën diskutohet për kultivuesit e duhanit u transferua në mesin e deputetevë. Fyerje, akuza kërcënime, parulla të ndryshme, fjalor dhe replika të ashpra mes deputetëve. Sipas opozitës, partia në pushtet luan me fatin e mbi 50 familje të cilat ekzistencën e tyre e sigurojnë nga shitja e duhanit. Opozita e ftoi shumicën parlamentare që të dalë para protestuesve.
“Në kushte të çmimeve të larta dhe varfërisë më të madhe në Maqedoni deri tani, ata kërkojnë që t’u paguhet mundi i tyre ta fitojnë çmimin e vërtetë i cili i ka hije një prodhuesi të duhanit” tha Goran Sugarevski, deputet i LSDM-së.
Ndërsa shumica parlamentare, iu kundërpërgjigj me parulla opozitës duke thënë se kultivuesit e duhanit me ardhjen në pushtet të VMRO-DPMNE-së i kanë marrë çmimet dhe subvencionet më të larta.
“Ajo që kërkohet nga bujqit dhe kultivuesit e duhanit është të punojnë kundër interesave të tyre , të punojnë në funksion të kthimit të Branko Cërvenkovskit në pushtet, në kthimin e situatës nga viti 2002 deri në vitin 2006, kur për bujqësinë ishte ndarë vetëm 20 milion euro” tha Vllatko Gjorçev, deputet i VMRO-DPMNE-së.
Ashtu si zhvillohej debati, atmosfera në mes deputetëve tensionohej gjithnjë e më tepër. Deputetët e VMRO-DPMNE-së akuzuan LSDM-në për orkestrimin e protestave të kultivuesve të duhanit, vecanërisht të organizuara nga Kire Nedelkovski me dosje kriminele.
“Të nderuar kolegë nga LSDM-ja dhe i nderuar kolegë Sugarevski, unë publikisht e them të vërtetën se i ashtuquajturi lideri i kultivuesve të duhanit, sapo ka dalë nga burgu për përdhunim, në 20 maj të vitit 2010” tha Sonja Cvetkovska, deputete e VMRO-DPMNE-së.
LSDM me kundër akuza se depuetja e VMRO-DPMNE-së Aneta Stefanovska ka kërcënuar deputetin Sugarevski.
“Unë e di se nga kjo kolege shpeshherë kemi ndëgjuar gjithçka, por megjithatë kjo deputete është deputete nga shumica parlamentare dhe me të vërtetë zoti kryetar të lejoni që deputeti të kërcënojë deputetin me burg dhe me hakmarrje mendoj se nuk është e tolerueshme qoftë ajo edhe nga VMRO-DPMNE-ja” tha Cvetanka Ivanova. Deputete e LSDM-së.
Një pjesë e deputetëve opozitar pasi dolën para protestuesve në kuvend u kthyen me transparente, në mbishkrimet e të cilave qëndronin kërkesat e tyre. Debati për situatën rreth kultivuesve të duhanit pritet të vazhdojë deri në orët e para të mëngjesit.