Hacker-Tetova Administrator
Numri i postimeve : 129 Join date : 14/01/2011
| Titulli: BARCELONË REKORDESH: KAMPIONË TË DIMRIT, 52 PIKË, 17 FITORE DHE 28 NDESHJE PA HUMBJE Mon Jan 17, 2011 10:27 pm | |
| Kjo është hera e tretë me rradhë që katalanasit fitojnë këtë titull nderi Barazimi i Real Madridit në fushë të Almerias ka mundësuar që Barcelona të shpallet kampione e dimrit. Kjo është hera e tretë me rradhë që katalanasit arrijnë të fitojnë këtë titull nderi. Në të dy rastet e mëparshme, në sezonet 2008/09 dhe 2009/10, Barcelona arrinte të ruajë pozitën e liderit deri në fund dhe të fitojë kampionatin.
Gjatë historisë së klubit, Barcelona 21 herë ka qenë kampione e dimrit. Në 50 % të rasteve, në fund të sezonit skuadra ka arritur të fitojë titullin. Katalanasit përveç titullit të dimrit, kanë thyer tre statistika në fund të gjysmësezonit të parë: 52 pikë (tejkalohet numri i pikëve të sezonit të parë të Guardiolas në pankinën e Barcelonës), 28 ndeshje pa humbje (përmirësohet rekordi i Barcelonës, 27 fitore në sezonin 73/74) dhe 17 fitore në 19 ndeshje ( tejkalohet rekordi i Realit nga sezoni 1960/61, kur kishin regjistruar 16 fitore). Nëse mund të bazohemi në statistikat e viteve të fundit, kampioni i dimrit pothuajse gjithmonë ka fituar në fundi titullin. Në 20 vitet e fundit në ligën spanjole, kampionët e dimrit kanë fituar titullin në pesëmbëdhjetë raste (7-të në 10-të të fundit). Nga dy tituj të njëpasnjëshëm në këtë periudhë, Barcelona ka arritur në 8-të raste, Real Madridi në katër, dhe Atletiko Madridi, Deportivo La Korunja dhe Valencia në një rast. Ndryshe, në 20-të vitet e fundit pas titullit të dimrit në fund kanë dështuar të fitojnë kampionatin Real Madridi në dy raste, dhe Deportivo La Korunja, Real Sosiedadi e Barcelona në një rast. Në total, në 79 kampionate në Ligën e Spanjës, 41 herë kampioni i dimrit në fund ka fituar titullin, ndërsa në 38 raste skuadra që në dimër ka qenë e parë nuk ka mundur ta ruajë këtë pozitë deri në fund.
| |
|