Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Messi, fitues surprizë i Topit të Artë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Red-H@ckeR
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 98
Join date : 19/12/2010

MesazhTitulli: Messi, fitues surprizë i Topit të Artë   Wed Jan 12, 2011 2:25 pm



Futbollisti i Barcelonës, Lionel Messi fitoi për të dytin vit radhazi Topin e Artë, duke u konfirmuar nga FIFA si futbollisti më i mirë gjatë vitit 2010.



Rezultati ishte befasues, sepse argjentinasi fitoi vetëm kampionatin me klubin e tij, ndërsa vendimi për të vlerësuar talentin e Leo-s zhvlerëson disi arritjet e Xavi-Iniesta, udhëheqës të Spanjës në fitimin e Botërorit apo Snejder-it, “arkitekti” i Inter-it në fitimin e kampionatit e Champions League.

Për herë të parë në histori, Topi i Artë dhe Çmimi i FIFA-s u zhvillua së bashku, si pjesë e një marrëveshje të arritur që më parë mes FIFA-s dhe revistës France Football. 154 gazetarë, 208 trajnerët dhe 208 kapitenët e të gjithë kombëtareve në botë vendosën rezultatin.

Në ceremoninë e zhvilluar në Zyrih, argjentinasi la pas dy shokët e tij të skuadrës, Iniesta-n dhe Xavi-n, që më parë gjatë ditës kishin konfirmuar një treshe të gjithën katalanase.

”Nuk e prisja as unë. Jam shumë i lumtur, por dua ta ndaj gëzimin me shokët e mi të Barcelona-s, të cilët janë përgjegjësit kryesor për këtë sukses timin”, deklaroi Messi gjatë ndarjes së çmimeve.

Lionel, i cili mbërriti në “Camp Nou” në moshën 14-vjeçare është argjentinasi i tretë që fiton Topin e Artë pas Di Stefano-s (1957, 1959) dhe Omar Sivori-t (1961).

Përsa i përket formacionit më të mirë, ai sheh në portë Casillas-in. Mbrojtja formohet prej Maicon, Pique, Lucio e Puyol. Në mesfushë figuron Xavi, Sneijder e Iniesta. Ndërkohë, treshja sulmuese përbëhet prej Messi, Villa dhe Ronaldo-s.

Më parë gjatë ditës, Mourinho u shpall fitues i Topit të Artë si trajner. Braziliania Marta është fituesja e Topit të Artë Femëror, ndërsa Hamit Altintop autor i golit më të bukur të 2010-s, në një ndeshje Turqi-Kazakistan.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ahg-center.editboard.com
 
Messi, fitues surprizë i Topit të Artë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Selim Hasanaj: Penda e Artë nga Tedeli, ish Vrella e Istogut

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: