Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Binjakët e diskriminuar nga Buzallakova

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Red-H@ckeR
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 98
Join date : 19/12/2010

MesazhTitulli: Binjakët e diskriminuar nga Buzallakova   Wed Jan 12, 2011 2:21 pm

Binjakët nga fshati Buzallakovë i Velesit, të cilët 15 muaj nuk kanë marrë shtesa fëmijërore, akoma janë në mëshirën e institucioneve përkatëse. Prindi i tyre, Garip Sulejmani thotë se disa herë ka shkuar të takohet me drejtoreshën e Entit për punë dhe politikë sociale por tentimet e tij kanë qenë të kota. "Kam shkuar disa herë në Entin për punë dhe politikë sociale, dhe nuk kam mundur të takohem me drejtoreshën e entit, ndërsa herën e fundit më thanë që kjo punë do të kryhet, dhe se do të duhet të pres të më informojnë me postë", tha Sulejmani, nga fshati Buzullakovë të Velesit. Ai po ashtu tregon që aktpadinë që e kishte lëshuar kundër Ministrisë për punë dhe politikë sociale, dhe Entit për punë dhe politikë sociale në Veles e ka tërhequr, dhe të njëjtin ua ka treguar institucioneve të lartpërmendura si dëshmi. "Kemi qenë shumë të zënë, edhe pas festave e dini që asgjë nuk funksionon si duhet, megjithatë binjakëve u takojnë shtesat, dhe kjo punë do të kryhet, por nuk e di se kurë", tha drejtoresha e Entit për punë dhe politikë sociale, Nada Trajkova. Ajo bëri të ditur, se në Entin për punë dhe politikë sociale, po presin dokument përkatës nga Ministria, si institucion i shkallës së dytë, me qëllim që të rifillohet procedura. Padrejtësia që iu bëhet familjes Sulejmani, familje prej shtatë anëtarësh, për shkak të gabimit të institucioneve kompetente, për mosdijen e përmbajtjes së ligjit, akoma po e mban këtë familje na skamje dhe me vetëm dy mijë e 600 denarë ndihmë sociale në muaj. Përderisa Enti po pret të kalojnë festat, ndërsa Ministria vetëm premton përmirësimin e gabimeve të bëra, babai i binjakëve, dhe tri fëmijëve të tjerë, me shpresë së do t’i realizohet e drejta, po bredh korridoreve në Entin për punë dhe politikë sociale dhe në Ministri, duke lutur që ti realizohet e drejta e tij, e garantuar me ligj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ahg-center.editboard.com
 
Binjakët e diskriminuar nga Buzallakova
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: