Si pasojë e mjegullës së dendur edhe sot aeroporti i Shkupit ‘Aleksandri i madh’ mbetet i mbyllur. Aeroplanët të cilët nga Vjena, Stambolli, Praga, Lubjana dhe Zagrebi duhej të aterojnë në pistën e Petrovecit, janë drejtuar në aeroportin e Ohrit. Tërësisht janë anuluar fluturimet nga Budapesti për në Shkup dhe anasjelltas kurse aeroplanët të cilët duhej të fluturonin herët në mëngjes, deri në ora 8 mbetën në pistë.
“Duhet të shkojnë për Dubai, por ja shohim se ka mjegull dhe më duket se do të shkojmë në Ohër. Fluturimi po anulohet tani dy ditë” tha një qytetar.
“Fluturojnë për Stamboll dhe më pas shkojnë për në Avganistan ... kurbetqarë kumanovarë...udhëtarët nuk fluturuan dhe ja prej sot janë organizuar në Ohër. Prej në Ohër në Stamboll, pastaj në Dubai e prej atje për në Bagram- Afganistan, e nga Bagrami në bazën e tyre” tha një qytetare.
“Në ora nëntë avioni im duhet të fluturojë nga Stambolli për në Moskë, nëse ky këtu vonohet, do të kem vështirësi të mëdha të arrije atë për Moske” tha një udhëtar nga Turqia.
“Do ta anuloj fluturimin, duhej të shkoj në Budapestë, pastaj në Milano, por janë anuluar fluturimet” tha një udhëtar.
Për një pjesë të pasagjerëve ishte organizuar transport me autobus nga aeroporti i Shkupit deri në atë të Ohrit për të vazhduar fluturimet në destinacionet e tyre. Ndërkohë, moti i keq nuk shkaktoi problem vetëm në aeroporte.
Sot mjegulla nuk paraqet problem vetëm për pilotët e avionëve, por, dukshmëria është ulur edhe për vozitësit e makinave dhe kamionëve. Sipas Lidhjet auto – moto të Maqedonisë në një pjesë të akseve rrugore rreth Shkupit dhe drejt Tetovës, dukshmëria arrin edhe vetëm 30 metra. Rekomandohet vozitje e kujdesshme dhe shpejtësi të vogla.
Sinoptikët thonë se paraqitja e mjegullës është pasojë e lagështisë që ekziston në atmosferë. Qytetarët këtë do të duhet ta durojnë edhe dy ditë, kur sipas sinoptikanëve koha do të ndryshoj.
“Të mërkurën do të jetë kohë e vranët me të reshura lokale të shiut, në viset e larta pritet ndoshta të bie edhe dëborë. Mjegulla gjatë ditës do të pastrohet, të mërkurën nuk pritet të ketë mjegull, temperatura e mëngjesit do të jetë prej 0 deri 5 gradë kurse gjatë ditës prej 3 deri 8” tha Veselin Stojanovski , sinoptik në drejtorin hidrometeorogjik.
Sinoptikët thonë se kushte të ngjashme mbretërojnë edhe në shtetet fqinje