Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Poezi që pasqyrojnë realitetin kohor

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
mergim



Numri i postimeve : 17
Join date : 10/01/2011

MesazhTitulli: Poezi që pasqyrojnë realitetin kohor   Mon Jan 10, 2011 5:28 pm

Kryq e tërthor i rashë atdheut, kufijtë e cunguar m’i gjakosën krahët, por fluturimin nuk ma ndalën që ta shoh atdheun në të katër anët”. Me këto vargje prekëse që të ngjallin emocione, me këto vargje që japin një realitet të hidhur por objektiv fillon libri poetik “Duke pritur mëngjesin” i poetit dhe publicistit të njohur Sevdail Demiri, me të cilat vargje mjaft domethënëse na jep një ri kujtesë se me të vërtetë atdheu mbetet ende i cunguar pavarësisht luftërave të zhvilluara gati në çdo cep të shkëputur të shqiptarëve, por optimizmi ende ekziston tek autori se fluturimin për ta parë atdheun nga të katër anët nuk mundi të ia ndalë askush. Pra me këto vargje kuptimplote fillon cikli i parë poetik /Lirisë/. Motivi patriotik dhe ngjarjet të cilat janë zhvilluar nëpër kohë në nënqiellin tonë e kanë motivuar në masë të madhe autorin që ta shkoqis dhe ta trajtojë këtë motiv nëpër poezitë e tij të cilat për nga karakteri janë poezi gjysmë hermetike të pajisura me tematikë të zgjedhur dhe me figuracion të duhur poetik. Populli ynë ka kaluar nëpër sfida të ndryshme, por tek ta qëndresa dhe durimi ka qenë e pranishme shekuj me radhë. Simbol qëndrese kanë qenë kullat në të cilat janë mbrojtur nga agresorët e shumtë, por edhe nga tradhtarët e tjerë. Në poezinë /Qëndresa/ në vargje shihet qartë mesazhi poetik i autorit:
“Ruaje tymin e oxhakut
Flake urrejtjen brenda kulle
Atdheut dhe tradhtisë jepja hakun”
Po ashtu ciklin në fjalë e vazhdojnë edhe më tej poezi të motivit patriotik të cilat autori i ka vesh me shprehje dhe me figuracion të begatshëm poetik. Kështu pra edhe më tej para nesh si pasqyrim autori na i prezanton poezitë e tjera të cilat shpalosin artin poetik të autorit të derdhur gjithandej nëpër poezi të këtij libri.

Gjurmues i kujdesshëm

Vazhdimisht autori gjurmon idetë frymëzuese të tij dhe para lexuesve vë në spikamë vlerën e poezive në vijën e hollë të shtjellimit të tyre. Poezitë e këtij libri tërheqës për lexim janë të shkruara në vite dhe kohë të ndryshme varësisht frymëzimit momental të autorit për t’i hedhur në letër mendimet e tija poetike. Pra tani para lexuesve Sevdaili na del si një gjurmues i kujdesshëm i ideve dhe vlerës së shkrimeve të cilat i ka jetësuar me ide, mesazh të qartë dhe me veshje të tyre me figura letrare.
Cikli poetik që kemi para nesh shoqërohet me poezi të cilat shumica janë të karakterit patriotik si:/Gërmadhat e atdheut/, /Përtej lirisë/,/ Kthesa/, /Lirisë/, /Atdhe i vrarë/ etj., në të cilat shprehet mjaft mirë revolta e autorit dhe protesta nëpër vargje sepse tek poeti është krijuar një koncept i dhembjes, kjo shihet qartë në vargjet e poezisë /Klithje/
“Botë e shurdhër, Ku je”
Kështu poeti i drejtohet botës e cila asnjëherë nuk e ka shikuar korrekt, qartë dhe arsyeshëm çështjen tonë kombëtare:“A i dëgjon klithmat e foshnjave, Që digjen në gjirin tënd”. Autori nuk resht së pyeturi Evropën se /A i ndjen rënkimet e atdheut tim, për lulet e dhunuara para syve të botës tënde/
Pra këtë fat tragjik e kishim ne shqiptarët: gjëmat e pleqve, klithjet e fëmijëve, dhe qindra vajza shqiptare të dhunuara, dhe atë në sy të Botës dhe Evropës. Dhe këto pyetje të pareshtura të autorit janë shumë të arsyeshme dhe këto poezi të cilat ia ka dedikuar shpirtërisht atdheut gjithnjë të motivit patriotik do të mbesin vulë e dokumentuar për kohën e shkuar e cila ishte përplot padrejtësi për të gjithë etnikumin shqiptar.
Nëpër vargje autori paraqet edhe poezi të tjera të cilat japin një pasqyrë shumë reale të Karvanit të zisë e cila na ka shoqëruar gjatë kohë, e për fat të keq ky karvan po vazhdon për ta vrarë atdheun edhe në tkurrjen e tokave tona dhe mos shtrirjes së sovranitetit të plot në tokat e atdheut tonë. Pjesë e ciklit të parë janë edhe poezitë:/Vallja tradhtare/, /Oaza e trazuar/, /Vaj/, /Jeta vazhdon/, /Gjurmë agimesh/ etj., etj., të cilat mbajnë vlerën e qëndrueshmërisë artistike.

Gjakim i kohës

Në vazhdim të shtjellimit të poezive para lexuesve na paraqiten poezitë e ciklit të dytë poetik të cilat i ka përmbledhur në /Rrugëtime/, të cilave autori iu ka dhënë tematikë të qëlluar, brenda tyre fshihet porosia e autorit dhe ate në mënyrë alegorike me vargje të parimuara por me fuqinë shprehëse të autorit të derdhur gjithandej vargjeve të poezive të këtij cikli dhe më gjerë. Ndër poezitë që mbajnë vlerën e kënaqshme të këtij cikli janë:Poezia /Habi /me vargjet interesante dhe të ndërtuara me mjete poetike si:
“Të çoroditur hapërojmë kohën
Me kokën mbrapa
Shikojmë ardhmërinë
E bota gjithnjë na ngelë jashtë
Me jetën moderne”
Pastaj edhe poezitë e tjera që e kompletojnë këtë cikël si:/ Bardh e zi/, /Koha e frustruar/, /Kujtimet boshe/ ,/Mozaik dhembjesh/ ,/ Gjakim i kohës sime/, /Besa/, /Shpresë edhe pas vdekjes/ etj., tek të cilat poezi shihet serioziteti krijues i autorit.
Cikli i fundit i këtij libri titullohet / Pritje/, cikël ky që përbëhet prej nëntë poezive te të cilat vërehet motivi i dashurisë i shoqëruar me vargje gjysmë hermetike dhe diku- diku dhe hermetike të pajisura edhe me figuracion të begatshëm artistik të shtrirë nëpër vargje të poezive të këtij cikli poetik. Poezitë që e shoqërojnë këtë cikël janë:/Pritje/, /Deri kur kështu/, /Shpresa/, /Akrepat e orës/, /Hidhërimi/, /Njollëverdhë/, /Porta e mbyllur/ dhe / Ty bota ime/.
Libri poetik “Duke pritur mëngjesin” i plotëson të gjitha kriteret e librit të botueshëm dhe shoqërohet me vlera të arrira artistike. Shumica e poezive mbajnë vijën e qëndrueshmërisë poetike, gjithnjë duke gjurmuar edhe më tutje vlera drejt krijimit të individualitetit krijues.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Poezi që pasqyrojnë realitetin kohor
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muzafer Ramiqi: Zgjimi - poezi
» Poezi nga Agim Ramadani
» Milazim Kadriu: Poezi për dëshmorët e kombit (III)
» Poezi nga Jusuf Gërvalla
» Naile Zhupani: "KOSOVES" - poezi nga Arshi Pipa

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Kulture-
Kërce tek: