Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Majlinda Aliu, në faqet e shtypit ndërkombëtar

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
mergim



Numri i postimeve : 17
Join date : 10/01/2011

MesazhTitulli: Majlinda Aliu, në faqet e shtypit ndërkombëtar   Mon Jan 10, 2011 5:27 pm

Gazetarja e Radio Televizionit të Kosovës (RTK), Majlinda Aliu, gjithnjë e më shumë është duke u bërë temë aktuale nëpër shtypin ndërkombëtar. Nga fundi i muajit nëntor të vitit të kaluar, ajo fitoi çmimin e parë të „Bursës Ballkanike për lartmadhëri gazetareske“, për artikullin „Në kurthë: Vejushat e luftërave ballkanike“. Në këtë artikull, të cilin e boton edhe e përditshmja gjermane me renome „Suedeutsche Zeitung“, (kjo gazetë së bashku me ‚Der Standard’, janë organizatorë të këtij çmimi), bëhet fjalë për Flora Rexhepin, e cila në moshën 24-vjeçare mbetet e ve, ndërsa shoqëria kosovare pret nga ajo që jetën e saj, t’ia përkushtojë burrit të saj të vrarë Ramadan Kryeziut, në muajin prill të vitit 1999. Nga rregullat rigoroze të shoqërisë, Flora detyrohet që foshjen e saj t’ia dorëzojë vjehrrisë. ndërsa një martesë e dytë është tabu temë. Vajza e saj, Arbeta Kryeziu tashmë është 13-vjeçare, ndërsa fytyra e saj i përngjan plotësisht së ëmës, e cila e shikon me lot në sy fotografinë e fëmijës së saj. Nuk ishte katastrofë e vetme për Florën që në këtë moshë kaq të re mbeti e vejë, por ajo që ishte më e keqja, Arbetën 18-muajshe ajo ishte e detyruar t’ia dorëzojë kunatës së saj. Për te nuk vazhdojnë rregullat e Evropës Perëndimore se „Jeta vazhdon mëtutje“, por ajo do të duhet të mbajë zi tërë jetën për burrin e vrarë dhe fëmijët i takojnë familjes së burrit e jo nënës. Flora u kthye tek familja e saj në Gjilan, ndërsa fëmija mbeti në fshatin Sllovi të Lipjanit. „Ishte një moment shumë i rëndë kur e lashë fëmijën, gti sa e humba vetëdijen“, kishte deklaruar Flora. Që nga atëherë, Flora vuan nga sulme epileptike. Gjashtë muaj Flora nuk e kushte takuar të bijën dhe nuk ishte vetëm kjo e tëra: „Ajo nuk më njohu dhe nuk e dinte se unë isha e ëma. Ishte shumë rëndë që t’ia tregoja asj të vërettën se ajo ishte rritur nga halla e saj, se unë isha nëna e saj e vërtetë“, koshte deklaruar Flora. Halla e Arbetës dhe xhaxhai ishin përkujdesur në mënyrë të shkëlqyeshme për te dhe asaj nuk i kishte munguar asgjë. Por, kur ajo në moshën tetëvjeçare e kuptoi të vërettën, zgjohej shpeshë natën nga gjumi dhe pyetej vallë nëse ka parë ndonjë ëndërr. Për Arbetën ishin të pakuptueshme traditat shqiptare dhe ajo e sulmonte të ëmën: „Po të më kishe dashur, ti nuk do të më dorëzojë në këtë familje“. Flora kishte mednuar që ta marrë me vete Arbetën, por një gjë e tillë ka qenë tabu temë për familjen e burrit. Në vitin 2006, ajo martohet me një person 20 vjet më të moshuar, të cilit pas luftës i kishte vdekur bashkëshortja. Këtë hap e ndërmerr me idenë se i moshuari do të ketë më tepër mirëkuptim në lidhje me rastin e saj, duke i mundësuar që ajo rregullisht të takohet me Arbetën. Edhe pse nuk jetojnë bashkë, Flora edhe sot e kësaj dite takohet me Arbetën, ndërsa kjo e fundit është tepër xheloze që e ëma e saj është martuar. Në fund të fundit, satisfaksioni më i vogël i Florës është se tashmë e bija interesohet për te.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Majlinda Aliu, në faqet e shtypit ndërkombëtar
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ali Aliu: Sfida e krijuesit ndaj historisё
» Majlinda Rama:Simbolisti Rembo dhe soneti “Zanore”
» NASER ALIU:Letër Hoxhës
» Kosova anëtare e FMN,(Fondi Monetar Ndërkombëtar)
» Sylejman Aliu:Përse Dik Marti nuk përmend krimet serbe mbi shqiptarët?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Kulture-
Kërce tek: