Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Votuesin dalin në rivotime në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Red-H@ckeR
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 98
Join date : 19/12/2010

MesazhTitulli: Votuesin dalin në rivotime në Kosovë   Mon Jan 10, 2011 4:52 pm

Rreth 15 për qind e mbi 138 mijë votuesve sa numërojnë pesë komunat ku po rivotohet, ditën e sotme, kanë marrë pjesë në votim deri në mesditë, ka bërë të ditur KQZ-ja.

Sipas këtij Komisioni pjesëmarrje më e madhe e votuesve është shënuar në Drenas dhe Skënderaj, dy komuna këto mbështetëse të fuqishme të PDK-së të kryeministrit Thaçi, si dhe në Lipjan ku po zhvillohet një process i votimit të pjesshëm.

Zyrtarë të KQZ-së thonë se rivotimi i tërësishëm në tri komuna dhe ai pjesshëm në dy të tjera, ka filluar me kohë dhe se deri në mesditë nuk janë shënuar parregullësi të mëdha.

Por kryetarja e KQZ-së, Valdete Daka, u ka bërë thirrje të gjithë anëtarëve të Këshillave të vendvotimeve, të emëruar nga KQZ si dhe vëzhguesve të akredituar që të punojnë sipas ligjit dhe rregullave të KQZ-së.

Vëzhgues të pavarur flasin për një process të rregullt, megjithëse koalicioni “Demokracia në Veprim”, ka njoftuar për mbyllje të vendvotimeve në një fshat të komunës së Drenasit, për shkak të pranisë së madhe të vëzhguesve partiakë.

Mbi 500 vëzhgues të këtij koalicioni janë angazhuar për të vëzhguar rivotimin, ndërkohë që edhe një numër i madh i vëzhguesve vendas e të huaj, përfshirë edhe Korin Diplomatik të akredituar në Prishtinë dhe dy euro-deputetë, po e përcjellin nga afër këtë process.

Ankesat e para janë shënuar nga partitë politike, që kanë akuzuar njëra tjetrën për ndërhyrje në votime dhe për parregullësi të tjera.

Rivotimi i tërësishëm në tri komuna, Drenas e Skënderaj në Kosovën Qendrore, në Deçan në Kosovën Perëndimore dhe ai i pjesshëm në dy komuna të tjera, Lipjan e Malishevë, u urdhërua nga KQZ pas akuzave për parregullësi të shumta në votimet e 12 dhjetorit.

Parregullësitë u shënuan edhe nga vëzhgues të huaj dhe në veçanti nga ata të Parlamentit të Evropës, që kërkuan zbatimin e ligjit në gjitha rastet ku janë shënuar shkelje.

Rivotimit të së dielës pritet t’i shtohet edhe një tjetër vendim për komunën e Mitrovicës.

Gjykata Supreme e Kosovës, bazuar në një ankesë të Lëvizjes Vetëvendosja, ka urdhëuar KQZ-në që të përsëris votimet në shumicën e qendrave të votimit në Mitrovicë, për shkak të siç thuhet parregullësive që janë gjetur në ditën e votimit, KQZ ndërkaq thotë se do ta sqarojë çështjen me Gjykatën Supreme dhe pas kësaj mund të marr vendimin për përsëritje të zgjedhjeve edhe në këtë komunë.

Vendimi për Mitrovicën ndërkaq do të mund të shtyjë edhe procesin e krijimit të institucioneve qendrore në Kosovë për më shumë se edhe një muaj.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ahg-center.editboard.com
 
Votuesin dalin në rivotime në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Martirët e Kosovës që prehen në Kosovën e lirë e të pavarur
» Shoqata e Shkrimtarë​ve të Kosovës:Njoftim!
» Specat e Kosovës në tregjet e Bashkimit Evropian
» Sevdije Rexhepi:12 poezi në përvjetorin e 12-të të intervenimit Amerikanë në Kosovë
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: