Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Policia e vlerëson të qetë procesin zgjedhor në Kosovë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Red-H@ckeR
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 98
Join date : 19/12/2010

MesazhTitulli: Policia e vlerëson të qetë procesin zgjedhor në Kosovë   Mon Jan 10, 2011 4:51 pm

Policia e Kosovës vlerëson se procesi zgjedhor i 9 janarit nga aspekti i sigurisë vlerësohet i qetë, pavarësisht disa informacioneve, incidenteve të izoluara që janë raportuar e që nuk kanë ndikuar në mbarëvajtjen e procesit zgjedhor.

Në njoftim thuhet se lidhur me procesin zgjedhor që është mbajtur të dielën Policia e Kosovës paraprakisht kishte përgatitur planet operative policore për menaxhimin e situatës së sigurisë gjate këtij procesi, duke angazhuar mbi 900 zyrtarë policorë në realizimin e këtij plani.

“Qëllimi i këtij plani ka qenë ruajtja e rendit dhe qetësisë publike, siguria në nivel të vendit me fokus të veçantë angazhimet specifike rreth procesit të zgjedhjeve me qëllim krijimin e një klime të qetë dhe të sigurt për gjithë qytetarët që shfrytëzojnë të drejtën e votimit dhe përcjelljen e materialit zgjedhor”, thuhet në njoftim.

Realizimi i planit policor ka filluar në orët e hershme të mëngjesit të së dielës, duke ofruar siguri në 62 qendra votimi dhe 185 vendvotime në komunat Skenderaj, Drenas e Deçan dhe në nga një vendvotim në Lipjan e Malishevë.

Ndër incidentet që raportohen nga policia është ai në Komoran, të Drenasit, rreth orës 10:30 zyrtarët policor kanë pranuar një informacion rreth një mosmarrëveshje, ku 5 vëzhgues të një subjekti politik kanë tentuar të hyjnë brenda në qendër të vendvotimit mirëpo të njëjtit sipas komisionarëve nuk kanë qene në listën e asaj qendre të vendvotimit.

“Me kërkesë të komisionerëve është kërkuar nga zyrtarët policor që të bëhet identifikimi i tyre dhe me pas të njëjtit nga personat kompetent të KQZ-së janë udhëzuar për veprime të mëtutjeshme në KKZ”, thuhet në njoftim.

Edhe në Prekaz të Epërm, të Skenderaj zyrtarët policor janë informuar se një vëzhgues i një subjekti politik është sulmuar fizikisht (goditur me shuplake) nga një vëzhgues i një subjekti tjetër politik.

Zyrtarët policor thonë se kanë intervenuar menjëherë në vendngjarje dhe kanë qetësuar situatën, ku inicimi i rastit ka mbet të realizohet pas përfundimit të procesit zgjedhor.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit http://ahg-center.editboard.com
 
Policia e vlerëson të qetë procesin zgjedhor në Kosovë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Policia në gjurmët e kirurgut, Agim Karaj fshihet në Tiranë
» Mentor Thaqi:URIME DHE GËZUAR DITËLINDJEN VLERË, O MBESA IME PLOT VLERË!
» Si në përralla, qeni zbulon qypin me ar me vlerë prej 10 mln dollarë (FOTO)
» Xhafer Leci:U MBAJT KUVENDI ZGJEDHOR I SHKSH-së ”KADRI ZEKA”
» Miradije Gashi:Ecuria e një ore mësimore në diasporë

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: