Hacker-Boy Administrator
Numri i postimeve : 160 Join date : 03/01/2011
| Titulli: Osmani në Shkup: ‘Integrimi i vendit, çështje strategjike’ Sat May 21, 2011 12:25 pm | |
| Lideri i RDK Rufi Osmani në konventë promovese zgjedhore që e mbajti dje në Shkup garantoi se nëse i fiton zgjedhjet më 5 qershor do të merr hisen prej 25 për qind të buxhetit dhe do t’i adresoj në arsim, kulturë dhe infrastrukturë. Nga RDK thanë se integrimin e vendit e shohin si çështje strategjike nga e cila varet përparimi ekonomik, social, si dhe bashkimi i shqiptarëve në kuadër të Evropës. Sipas Osmanit, politikat e deritanishme për integrimin e vendit në strukturat euroatlantike kanë qenë inferiore dhe vazale andaj nuk do të pranojnë të jenë pjesë e qeverisë së ardhshme nëse si prioritet të parë nuk kanë këtë çështje. RDK paralajmëroi luftë pa kompromis kundër korrupsionit. “Menaxhimi me nder i parave publike janë një çështje shumë me rëndësi nga e cila çështje do varen se cila do të jetë oferta jonë, unë ju garantoj se së bashku me ekipin që e kam këtu, së bashku me ju, ne do të bëjmë menaxhim të mirëfilltë të parave publike në dobinë tuaj, ne nuk do të lejojmë, ne do të luftojmë korrupsionin e madh në politik që është karakteristik dalluese e politikanëve aktual në përgjithësi si shqiptar si maqedonas, kjo çështje do të jetë çështje ku ne nuk do të bëjmë asnjë kompromis”, tha Rufi Osmani kryetar i RDK.[img]=https://2img.net/r/ihimg/photo/my-images/51/14935610.jpg/] [/URL] Uploaded with [URL=http://imageshack.us]ImageShack.us[/img] | |
|