Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Ahmeti në Çashkë: Të gjithë së bashku më 5 qershor ti japin votën kandidatit Bujar Osmani

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Ahmeti në Çashkë: Të gjithë së bashku më 5 qershor ti japin votën kandidatit Bujar Osmani   Sat May 21, 2011 12:22 pm

Karvani dhe takimet e krerëve të BDI kanë vazhduar sot me takimet dhe tubimet me qytetarët në Jabollçishte të Poshtme, Jabollçishte të Epërme, Vranjevc dhe në Buzallkovë.

“Përpiqem kudo që janë shqiptarë të kenë dinjitet dhe të jenë krenarë. Para nesh kemi çështje që kërkojnë zgjidhje, që nga ato madhore kombëtare, e deri tek ato të infrastrukturës. Ndaj edhe këtej kaluam nëpër komunën e ]ashkës, ku pash se gjuha shqipe dhe flamuri shqiptar valëvitet krahas atij maqedonas. Andaj unë ju them se edhe ju s`jeni pakicë. Ne qëllimet tona akoma si kemi realizuar përfundimisht, prandaj e kemi moton ‘Bashkë drejt Qëllimit’. Në Vranjevc takova një plak dhe e pyeta se si është gjendja këndej, e ai mu përgjigj: se pas vitit 2001 gjendja ka ndryshuar për të mirë, pra ky plak më gëzoi shumë me atë që më tha dhe fillova të mendohem se ka shumë të drejtë sepse gjuha shqipe në këto anë zyrtare dhe flamuri kombëtar valvitet në çdo anë”, deklaroi kreu i BDI-së, Ali Ahmeti në fjalimin në Jabollçishte të Epërme.

Sipas tij, rinia e këtyre trevave duhet të sheh perspektivën këtu, e jo në Itali e Zvicër, andaj vetëm programi i BDI-së është më i miri dhe ju krijoi kësaj ane mundësinë që të ardhmen ta shohin këtu. “Ju premtoj se këtu vij për herë të fundit në rrugë të pa asfaltuara dhe ju premtoj se kjo rrugë do të bëhet. Bëhuni bashkë që të fitojmë përfaqësuesin e kësaj ane në Parlamentin e Maqedonisë”, theksoi Ahmeti, duke aluduar në kandidatin për deputet Bujar Osmani.

Ndërkaq në tubimin në fshatin Buzallkovë, Ahmeti theksoi në fjalimin e tij se ka qenë për herë të parë në këtë fshat, duke thënë se nuk kishte imagjinuar që në një fshat të Velesit ti këndohet komandantit legjendar dhe bashkëluftëtarit Adem Jasharit nga djemtë e kësaj ane.

Ai përsëriti arritjet e BDI në planin politik, disperzimin e fakulteteve të USHT-së dhe projekte tjera shqiptare në Maqedoni. “Të gjithë së bashku më 5 qershor ti japin votën kandidatit Bujar Osmani në njësinë zgjedhore 3, i cili si djalë i ri ka sjellë shumë të arritura në sferën e shëndetësisë dhe spitalet gjithandej, ku janë të mbushur me mjekë dhe specializantë shqiptarë”, theksoi Ahmeti.

Kandidati për deputet dhe bartës liste në njësinë 3, Bujar Osmani në fjalimin në Jabollçishtë të Epërme theksoi se në gjeografi kjo trevë njihet si qendër e Maqedonisë, por me mikpritjen që i bëjnë BDI-së, kjo zonë sipas tij, po bëhet kryeqendra e shqiptarëve të Maqedonisë. “Mesazhi im është se fitorja e radhës e BDI-së është fitore në këtë njësi, andaj unë jam shumë i nderuar që jam bartës në këtë njësi zgjedhore. Secili nga ne e ndjenjë obligim kombëtar kontributin për këtë zonë. Andaj fitorja është e padiskutueshme. Ju premtoj se i gjithë dokumentacioni për asfaltimin e rrugës është gati dhe shumë shpejt nisin punët në terren. Unë ju ftoj që me 5 qershor pa hamendje të votoni BDI-në”, theksoi Bujar Osmani.[img] [/img]
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Ahmeti në Çashkë: Të gjithë së bashku më 5 qershor ti japin votën kandidatit Bujar Osmani
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Ali Ahmeti bashkëpunëtor i UDB-së jugosllave
» Esat Ahmeti:Ai që nuk e njeh veten, nuk mund ta njohë as tjetrin
» Promovim librash të mërgimtarëve tanë dhe Foto të bëra në Biblioteken Kombëtare gjat promovimit të librave nga Diaspora (Foto:Ahmet Murati)
» Sabit Zeneli:Në vend të përkujtimit për dëshmorin kombit Bedri Ahmeti...-KOMANDANT BEDI
» SAGA IME - DANKE ALLE! JU FALEMINDERIT TË GJITHËVE!Dosjer nga AGIM GASHI

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: