Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Incidentet parazgjedhore mollë sherri mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Incidentet parazgjedhore mollë sherri mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së   Sun May 01, 2011 10:51 am

VMRO-DPMNE sot akuzoi LSDM-në opozitare se po përgatitet të organizojë incidente gjatë periudhës së zgjedhjeve. Zëdhënësi partiak, Aleksandar Biçikliski sot para opinionit paraqiti një dokument që siç tha ai përfaqëson "urdhërin e Sekretarit të Përgjithshëm të LSDM-së, Andrej Petrov drejtuar organizatave të tyre komunale nëpërmjet së cilëve kërkon që të sigurohen pjestarë të LSDM-së, të cilët sipas Biçikliskit, për detyrë do të kenë inicimin e incidenteve gjatë periudhës së zgjedhjeve.
“Andrej Petrov u rekomandon organizatave të tyre partiake që për çdo vend zgjedhor i cili mbulohet nga organizatat lokale të paraqesin nga 5 propozime. Keni kujdesë, aktivistët më të fortë të partisë lidhur me projektin ‘Gardijanët e fitores zgjedhore’. Përsërisë, më të fortit... Ja se për çfarë po përgatitet LSDM-ja. Në vend që të përgatitet për zgjedhje korrekte, për program, ata përgatiten për incidente me të cilat do të krijojnë alibi për humbjen e tyre dhe do të dëmtojnë Maqedoninë”, deklaroi Aleksandar Biçikliski, zëdhënës i VMRO-DPMNE-së.
Ndërkohë në një reagim me shkrim nga partia e Cërvenkovskit thonë se frika e madhe e Gruevskit dhe familjes së tij nga procesi zgjedhor i 5 qershorit, po i detyron që vetvetes ti shkaktojnë dëm. Sipas LSDM-së, me konferencën e sotme për shtyp “VMRO-DPMNE pranoi se për ata termi "të fortë" paraqet vetëm muskuj dhe huliganë, kategori kjo që tek ata mund të gjendet me bollëk”. Me letrën e Sekretarit të LSDM-së, Andrej Petrov “kërkohen gardianë të fitores që do të jenë imunë ndaj kërcënimeve, abuzimeve dhe presioneve të regjimit totalitar të Gruevskit, dhe të cilët do të pengojnë të gjitha përpjekjet për falsifikim të vullnetit të popullit”, thuhet në reagimin eLSDM-së.
Zënkat partiake mes dy rivalëve kryesorë në kampin politik maqedonas, VMRO-DPMNE dhe LSDM, vijnë pak ditë para shpalljes së listave të kandidatëve për deputetë, dhe fillimit të fushatës parazgjedhore për zgjedhjet e 5 qershorit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Incidentet parazgjedhore mollë sherri mes VMRO-DPMNE-së dhe LSDM-së
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Burbuqe Thaçi: Sherri i mikut të mirë në ditët e vështira!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: