Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Skadoi afati për makinat e vjetra ‘Eko1

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Skadoi afati për makinat e vjetra ‘Eko1   Sun Feb 06, 2011 1:11 pm

Kalimi i afatit shtesë dhe dëshira për të pasur makinë, i detyroi qytetarët që të shfrytëzojnë edhe ditën e fundit për të importuar makina me standard EURO 1, ose ndryshe e vjetër deri në 16 vjet. Në stacionet për kontrolle teknike thonë se puna këtë javë ka qenë dy herë më e madhe për ri-regjistrimin e automjeteve. “Jo, këtu në kontrollin teknik nuk m’u desh shumë kohë. Por më rraskapiti udhëtimi 2600 kilometra, megjithatë u krye” shprhet një qytetar. “Sot100 % përfundoj me homologimin. Më thanë se për një orë është gati. Po shikoj se këtu po punojnë shpejtë dhe nuk do kemi probleme” tha një tjetër qytetar. Nga Dogana thonë se deri më sot janë importuar mbi 50 mijë automjete me procedurë tërësisht të përfunduar doganore. Rreth 30 mijë automjete të regjistruara nëpër Maqedoni, kurse 10 mijë janë në Shkup. Nga Dogana dhe MPB-ja thonë se ata që nuk e ri-regjistrojnë makinën deri më sot, prej nesër do të përballen me gjoba. “Kjo do të thotë se vozitja e makinave me tabela të huaja regjistrimi më shumë se gjashtë muaj pa ndërprerje në vend, paraqet një kundërvajtje doganore për atë që e drejton makinën dhe në pronësinë e të cilit është automjeti....andaj vendoset gjoba mandatore dhe nëse e pranon menjëherë, nga 100 paguan vetëm 50 euro. Mirëpo, lidhur me automjetin, drejtoria e doganës përkohësisht e ndal makinën dhe me vendim urdhërohet procedura doganore ose më konkretisht doganimi i automjetit, shtëzimi ose madje edhe nxjerrja jashtë vendit” tha drejtori o Doganës Vanço Kargov. Prej nesër, makinat e importuara do të duhet të jenë të paktën standard EURO 2 ose më tepër dhe do të mund të importohen gjatë 6 viteve të ardhshme. Ligji i ri për importin e makinave të përdorura, u miratua në mars të këtij viti. Me të pritej edhe ri-regjistrimi i mbi 30 mijë makinave me targa bullgare të regjistrimit. Të dhëna më konkrete se sa nga këto automjete janë regjistruar, nuk ka.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Skadoi afati për makinat e vjetra ‘Eko1
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Tregime nga gratë shqiptare
» Tekste këngësh të vjetra
» Monda Korca: Jorgjeta Lalazi-artistja korcare qe le Korcen pa gjume - Esse _ Personazh - nga - Raimonda Moisiu
» Fotografi të vjetra të papara të qyteteve të Kosovës
» Faik Krasniqi: Kohet e vjetra

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Ekonomi-
Kërce tek: