Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Çmimi i arit ka arritur nivele rekorde

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Çmimi i arit ka arritur nivele rekorde   Sun Feb 06, 2011 1:09 pm

Më të mëdha, por më të lehta. Copat e tilla të bizhuterisë së praruar këto ditë i kërkojnë qytetarët nëpër dyqane, pasi ky metal në bursat botërore u shtrenjtua gjatë katër javëve të fundit. Argjendarët në Çarshinë e Vjetër të Shkupit ankohen se me rritjen e çmimit të arit në afër 32 mijë euro për një kilogram, ose rreth 28 për qind gjatë 12 muajve të fundit, atyre qarkullimi iu është zvogëluar shumë, madje edhe gjatë sezonit të dasmave.
“Po, ari është shtrenjtë, posaçërisht në këto katër vitet e fundit, për shembull një kilogram kushtonte 8 mijë euro, tani kushton 31mijë e 500 euro. Ky është një lajm jo I mirë për ne zejtarët, sidomos për argjendarët kur meret parasysh rroga mesatare këtu në Maqedoni. Nuk ka blerës, më së shumti blejnë unaza meqë I blejnë për fejesa, blejnë gjëra që peshojnë nga 1,2 apo 3 gramë, nuk ka ra puna tërësisht, ka punë, por ka shumë dallime krahasuar me të kaluarën”, deklaroi Irfan Bushi, argjendar.
Argjendarët me nostalgji i kujtojnë kohërat e vjetra. Thonë se tani një byzylyk i thjeshtë kushton 100 deri në 200 euro, para që për njerëzit janë shumë, kështu që gjithnjë e më shpesh vendosin të blejnë diçka tjetër.
“Është e vërtet se me shtrenjtimin e arit edhe puna ka filluar të bie meqë standardi këtu është mesatar, a çmimi I arit I shtrenjtë, punë nuk ka, por shpresojmë se do të vijnë ditë më të mira dhe standardi do të stabilizohet. Ari gjithmonë është I njëjtë, çmimi është I lartë, por shpresojmë se pagat do të rriten dhe klientët do ta kenë më lehtë të blejnë ari”, tha Zejnullah Hasani, argjendar.
Zejtarët shpresojnë se çmimi i arit do të stabilizohet dhe do të fillojë të bie. Për dallim prej tyre, një qëndrim krejtësisht të ndryshëm kanë në Buçim, kompani kjo e cila gërmon ar dhe bakër në Maqedoni. Nga atje për Televizionin ALSAT parashikojnë se çmimi i arit do të vazhdojë të rritet për shkak të rritjes së kërkesës në nivel botëror. Lajmet që vijnë nga tregjet e huaja janë të ngjashme. Analistët konsiderojnë se njerëzit me krizën botërore financiare kanë humbur besimin në fondet investuese dhe në banka, kështu që tani investim të vetëm të sigurt e konsiderojnë posedimin e arit.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Çmimi i arit ka arritur nivele rekorde
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Muharrem Sfarqa:Çmimi letrar "Azem Shkreli" - shkrimtarit Arif Molliqi
» Një nismë e qëlluar-Të themelohet Çmimi "Musa Haxhiu"
» Konkurs:Çmimi „Azem Shkreli“ për krijuesit në mërgatë
» Burbuqe Thaqi:Objektivat e Mijëvjeçarit për Zhvillim – utopi dhe propagandë pa shije

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Ekonomi-
Kërce tek: