Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Lirohet nafta

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Lirohet nafta   Sat Jan 22, 2011 7:37 pm

Çmimet e naftës së papërpunuar kanë shënuar rënie nën 90 dollarë, në prag të publikimit të të dhënave për rezervat në SHBA, që sipas pritjeve të disa analistëve duhet të shënojnë rënie për të shtatën javë radhazi.

Një barel i naftës së papërpunuar për dërgesat e shkurtit të enjten në bursën e Nju Jorkut është liruar për 69 centë në 90,17 dollarë, derisa në bursën e Londrës çmimi i naftës ka shënuar rënie prej 60 centë në 97,56 dollarë.

Presionin më të madh në çmime kanë bërë spekulimet se autoritetet kineze do të ashpërsojnë akoma politikën e vet monetare, në mënyrë që të luftojnë më lehtë inflacionin në rritje.

Të dhënat zyrtare të publikuara sot tregojnë se bruto prodhimi vendor kinez vitin e kaluar ka shënuar ngritje prej më shumë se 10 për qind, ndërsa fuqimisht janë rritur edhe çmimet e artikujve.

Australia & New Zealand Banking Group kanë rritur prognozat rreth mesatares së çmimit të një barele naftë këtë vit. Analistët e ANZ-së vlerësimet e veta i kanë ngritur për 11,2 për qind në 97 dollarë për shkak të treguesve të mirë makroekonomik nga SHBA-të dhe Evropa.

Njëkohësisht, analistët e “Credit Suisse” kanë thënë se një barel naftë së shpejti mund të kalojë shkallën prej 100 dollarësh, nëse rezervat amerikane vazhdojnë të shënojnë rënie, ndërkohë që kërkesat do të vazhdojnë të shënojnë rritje.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Lirohet nafta
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: