Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Gjyq për trafikim të organeve në Prishtinë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Gjyq për trafikim të organeve në Prishtinë   Sun Jan 09, 2011 1:32 pm

Një Gjykatë e Qarkut në Prishtinë pritet që brenda 15 ditësh të marrë një vendim për fillimin ose jo të gjykimit kundër shtatë personave të dyshuar për trafikim të organeve njerëzore dhe krim të organizuar.

Të enjten prokurori ndërkombëtar ka paraqitur akuzat në një seancë të dytë të konfirmimit në Gjykatë.

Të akuzuarit kanë kundërshtuar pretendimet e ngritura nga prokurori i çështjes.

Në mesin e shtatë të akuzuarve ndodhen edhe mjekë dhe një person që më parë ka punuar në Ministrinë e Shëndetësisë, ndërkohë që është lëshuar edhe një fletë-arrest ndërkombëtar për dy persona të tjerë, njëri shtetas izraelit dhe tjetri turk, të dyshuar për përfshirje në krim të organizuar.

Sipas akuzës, shtetasit nga Kosova kanë rekrutuar afro 20 shtetas të huaj, kryesisht nga Moldavia, Rusia, Kazakistani dhe Turqia, të cilëve u janë premtuar, siç thuhet, 20 mijë dollarë për dhurimin e veshkave ndërkaq marrësve u janë kërkuar të paguanin deri në 100 mijë dollarë.

Prokurori i çështjes, tha se dhuruesit ishin sjellë në Kosovë me pretendime te rrejshme.

Akuza për trafikim të organeve ndërlidhet me veprimet në një klinikë private në Prishtinë që në vitin 2008, kur besohet të jetë kryer një transplatim i paligjshëm i një veshke, që çoi në arrestimin e tre udhëheqësve të klinikës dhe pezullimin e zyrtarit të Ministrisë së Shëndetësisë.

Hetimet e EULEX-it vazhduan edhe pas lirimit të tyre nga arresti dhe në tetor të vitit të kaluar u ngritën akuzat e para.

Në seancën e dytë të konfirmimit në Gjykatë, që u zhvillua të enjten, të shtatë të akuzuarit nga Kosova kundërshtuan pretendimet e prokurorit, ndërkohë që mbrojtësit e tyre kërkuan që akuzat të hidhen poshtë.

Pala mbrojtëse ndërkaq tha se po bëhen përpjekje që çështja të ndërlidhet më një raport të të dërguarit të Këshillit të Evropës, Dick Marty, më të cilin akuzohet udhëheqja e lartë e ish-UCK-së për përfshirje në trafikim të organeve njerëzore gjatë luftës në Kosovë.

Raporti nxiti reagime të fuqishme në Kosovë ndërkohë që i njëjti pritet të diskutohet në mbledhjen e Asamblesë së Përgjithshme të Këshillit të Evropës nga fundi i muajit janar.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Gjyq për trafikim të organeve në Prishtinë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Fatos Lubonja: E majta dhe të pushkatuarit pa gjyq
» Operacioni “Besa”- 11 të arrestuar për trafikim droge
» Rektori i Universitetit të Prishtinës, akuzat e Reçicës i quan çmenduri
» Elegji të ndryshme
» Shkrime nga Kadri Mani: Përs ish-të burgosurit politik pësuan debakël?

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: