Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  15 qytetet më të mira të futbollit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: 15 qytetet më të mira të futbollit   Sat Jan 22, 2011 5:48 pm

Njerëzit flasin në çdo kohë se cili klub dhe cilat liga janë më të mirat në botë e poashtu flasin edhe se në cilin vend është më mirë për të jetuar. Andaj si një shërbim për të gjithë dashamirët e futbollit në vazhdim do të njiheni me 14 qytetet më të mira sa i përket futbollit.

1. Londra (Angli) – Kjo mbase nuk ka dyshim, me tri top skuadra të cilat garojnë në garat Evropiane të cilat prezantojnë futbollin e ligës më elite aktualisht në botë. Londra ka 13 skuadra që të luajnë nëpër ligat e Anglisë ku pesë prej tyre bëjnë pjesë në Premierligë. Arsenal, Chelsa, Tottenham, Fulham dhe West Ham United.

2. Milan (Itali) – Milan dhe Inter janë dy skuadrat më të mira në Itali aktualisht. Pas suksesit të katërfishtë të Interit vitin e kaluar, Milan asnjëherë nuk ka qenë më larg vendit kryesor. Sidoqoftë Milan këtë vit janë në vendin e parë në Seria A, duke e bërë kështu këtë qytet me dy skuadra kryesore të ligës.

3. Manchester (Angli) – Me përmisimet e mëdha që ka bërë Manchester City gjatë vitit të kaluar duke sjellë yje di Tevez, David Silva, Edin Dzeko ata i janë bashkaur Manchster United në krye të tabelës në Premirligë duke e bërë Manchesterin një qytet të frikshëm në botën e futbollit.

4. Barcelona (Spanjë) – Shtëpia e asaj që shumë njerëz e konsiderojnë të jetë skuadra më e mirë në botë. Barcelona virtualisht është në gjendje që të qëndroj në këtë listë si skuadër e vetme por aty është edhe Espanyoli e cila është një skuadër serioze në La Liga.

5. Madrid (Spanjë) – Edhe njëherë me radhë Real Madridi dështoi që të mposhtë rivalët e përbetuar Barcelonën. Sidoqoftë vendi i dytë në La Liga nuk është pak de askush nuk mund të thotë që Reali është një skuadër dobët. Poashatu me fitoren e Atletico Madridit në Kupën e UEFA-së, qyteti i Madridit renditet me lehtësi në pozitën e pestë.

6. Athina - është shtëpia e ri skuadrave më të mëdha në Superligën greke. Panathinaikos e cila vitin e kaluar fitoi titullin dhe Kupën, Olympiacos lideri aktual, A.E.K Athina e cila përfundoi e treta vitin e kaluar e edhe këtë vit është po në atë pozitë.

7. Buenos Aires (Argjentinë) – Buenos Aires ka 24 skuadra ku gjashtë prej tyre garojnë në Primera Divizon. Më të njohurat janë Boca Juniors prej të cilës kanë dal futbollist si Maradona, Riquelme e Carlos Tevez. Pastaj aty është edhe River Plate, Velez Sarsfield, San Lorenzo, Argentinos Juniors e Huracan.

8. Lisbona (Portugali) - Një nga ligat më të nënqmuara në Evropë është Primeira Liga e Portugalisë dhe gjërat që kanë bërë dy skuadrat e Lisbonës në atë ligë bëjnë që ky qytet të radhitet në top 10. Benfica e cila fitoi titullin vitin e kaluar ndërsa këtë vit aktualisht janë në pozitën e dytë si dhe Sporting Lisbon e cila gjithmonë ka qenë skuadër shumë serioze në Portugali.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
15 qytetet më të mira të futbollit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» HYRE EMINI - MIRA, DESHMORE E KOMBIT
» Qytetet shqiptare-Vushtrria
» Qytetet shqiptare-Prizreni
» Qytetet shqiptare-Prishtina
» Urimet për Ditëlindje nga miqët e mi!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: