Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Interesimi i madh për blerjen e oborreve me çmimin 1 euro M2

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Interesimi i madh për blerjen e oborreve me çmimin 1 euro M2   Sat Jan 22, 2011 5:35 pm

Vetëm 8 ditë para skadimit të afatit, radhë të gjata qytetarët vërehen në sportelet e zyrave Komunale të Drejtorisë për çështje pronësoro- juridike, për të aplikuar për blerjen e oborreve me çmimin 1 euro për metër katror. Megjithëse mundësia është hapur për më shumë se një vit e gjysmë, që prej të hënës, çdo ditë dorëzohen rreth 1300 kërkesa. E njëjta shumë, kërkesash ishte dorëzuar vitin e kaluar, sa për një muaj. Sipas Drejtorisë, numri më i madh i të interesuarve është në Manastiri, Prilepi, Kumanova, Karposh dhe Kisella Voda. Nga Ministria e Financave i kujtojnë qytetarëve se deri më 27 janar kur skadon afati, për ta filluar procesin e blerjes së oborreve, do të duhet të paraqesin të paktën kërkesë për privatizim. Që t’i përgjigjen numrit të lartë të kërkesave, janë përforcuar shërbimet në sportele. Ndërkaq, një pjesë e qytetarëve kërkojnë që qeveria të zgjasë afatin për blerjen e oborreve. Ata ankohen për procedura burokratike voluminoze. Ministri i financave, Zoran Stavrevski, e hodhi poshtë mundësinë e shtyrjes së afatit, pastaj, me kryeministrin Gruevski doli me qëndrim më të zbutur. Ata thanë se pas 27 janarit së pari do të bëjnë grumbullimin e të dhënave, e më pas do të shohin mundësin për shtyrje eventuale të afatit. Megjithatë, ata që deri më 27 janar nuk do të paraqesin kërkesa për blerjen e tokës, në të ardhmen do të duhet të paguajnë qiranë, me çmimin që më pastaj do ta caktojë shteti.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Interesimi i madh për blerjen e oborreve me çmimin 1 euro M2
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gjergj Kastrioti - Skënderbeu, prijësi dhe heroi më i madh në histori
» Gani Qarri: Ismail Kadare - Në përkujtim të 75 vjetorit të lindjes së Shkrimtarit
» Asllan Dibrani:Nga gjiri i Malësisë së Gollakut , lindi këngëtari dhe krijuesi i madh Demir Krasniqi!
» Mbi një “Tregim të Madh”
» Zymer Neziri:RAMIZ KELMENDI, 80 VJET JETË TË SHKRIMTARIT TË MADH

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Ekonomi-
Kërce tek: