Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 SHKËNDIJA STARTOI ME PËRGATITJET

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: SHKËNDIJA STARTOI ME PËRGATITJET   Sat Jan 22, 2011 2:15 pm

Kampionët vjeshtorë në Ligën e Parë të Maqedonisë, Shkëndija e Tetovës sot ka startuar me përgatitje për stinorin pranveror, ku do të kërkohet të mbrohet pozita e parë. Guxhufi dhe Allomeroviq ishin dy emrat e rij në taborin e ‘kuq e zinjëve’, ndërsa mungoi mesfushori i paralajmëruar Behar Maliqi, i cili ka ndruar mendje në moment të fundit. Nga tabori i Shkëndijës paralajmërojnë emra të rri gjatë ditëve në vijim.

Rreth 400 tifozë të ‘kuq e zinjëve’ me ovacione pritën daljen e futbollistëve në teren, ndërsa me një transparent falemenderonin futbollistët që i mbetën besnik skuadrës. Kemal Allomeroviq dhe Blerim Guxhufi ishin fytyrat e vetme të reja në ekip, ndërsa përforcimi i paralajmëruar Behar Maliqi nga Prishtina, në moment të fundit ka dështuar për arsye të panjohura për kryesinë e Shkëndijës.
“Ambiciet e klubit normal janë kreu i tabelës. Besoj që imerativi i Shkëndijës është dalja në Europë. Sa u përket përgatitjeve, deri më 25 do të punojmë në Tetovë, prej 25 janar, deri më 6 shkurt do të qëndrojmë në Turqi, konkretisht në Antali“ – tha trajneri i Shkëndijës,Qatip Osmani.
Sipas numrit një të pankinës ‘kuq e zi’, gjatë qëndrimit 10-të ditor në Antali të Turqisë, parashiet të zhvillohen disa takime kontrolluese me ekipe të europiane që do gjenden në këtë bazë. Drejtuesit e Shkëndijës me optimizëm presin sezonin pranveror, por njëkohësisht janë të vetëdijshëm se i pret punë shumë e vështirë në tentimin për të ruajtur pozitën e parë. Të kënaqur me qëndrimin e futbollistëve kryesorë, nga kryesia e klubit nuk përjashtojnë mundësinë që në ditët në vijim ekipit të ketë edhe ndonjë përforcim. Shkëndija në gjysmëstiorin e parë kishte sezonin më të mirë në historinë e saj, duke u shpallur për herë të parë kampione e vjeshtës.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
SHKËNDIJA STARTOI ME PËRGATITJET
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Intervistë:Në vitin 2012 Shyhretja vjen me një album të përbashkët me Shkëlzen Jetishin
» Portreti i Skënderbeut në shkëmb‏

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: