Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 LA LIGA E MESSIT DHE RONALDOS

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: LA LIGA E MESSIT DHE RONALDOS   Sat Jan 22, 2011 2:11 pm

Kristiano Ronaldo është futbollisti i cili ka shënuar më shumë gola në pjesën e parë të sezonit në historinë e Real Madridit. Messi është assistuesi më i mirë në La Liga, me 13 pasime deçisive në shënimin e golave.

Messi dhe Ronaldo. Pleshti dhe ‘CR7’. Pa dyshim , këta janë emrat kryesorë të La Ligës. Golashënues, vendimtarë, fundamental për skuadrat e tyre dhe burimi kryesor i argëtimit dhe spektaklit në kampionatin spanjol. Pa ata, ndoshta nuk do të flitnim për për La Ligën dhe golat.
Askush nuk dyshon në cilësinë e tyre, hemogjeninë e tyre në lojën e futbollit modern dhe angazhimin e tyre për ekipet respektive. Të dy janë duke thyer rekorde, duke shfaqur një rivalitet të një niveli që s’është parë kurë më parë. Nga sezoni 1950/51, askush nuk ka shënuar aq gola në fund të gjysmësezonit. Në Madrid, asnjëherë nuk ka pasur një futbollist me kaq gola të shënuar në këtë fazë të kampionatit.
Nëse CR7 shënon, Messi assiston. Nëse portugezi shfaqet me një prej ‘predhave’ të tij, argjentinasi përgjigjet me një nga depërtimet dhe assistet marramendëse. Nëse ylli i Realit shënon një hat-trick, ‘10’ e Barcelonës përgjigjet me një tjetër… pastaj Ronaldo sjell diçka tjetër, Messi përgjigjet… e kështu me rradhë. Kështu kaluan 19-të xhiro në kampionat.

Kristiano Ronaldo ka marrë epërsinë në listën e golashënuesëve. Numri ‘7’ i Realit ka regjistruar 23 gola, katër më shumë se rivali i tij. Një shifër kjo spektakulare që na detyron të kthehemi 50-të vite më parë në të gjetur diçka të ngjashme. Nga sezoni 1950/51, askush nuk ka grumbulluar kaq gola pas fundit të pjesës së parë të sezonit.

Lionel Messi assistent më i mirë i Ligës. Një ritëm që Messi e mban në kontuinitet. Por Messi nuk është i brengosur. ‘Pleshti’ këtë vit ka dhënë shumë, përveç 18-të golave të shënuar, ai duket njeriu vendimtar i kreativitetit dhe ndihmës në shënimin e golave. Në 13-të gola të shënuar nga shokët e tij, Messi ka bërë pasimin vendimtar.

Saktësia milimetrike përballë më të privilegjuarit në fizik. Secili me armët e veta, duke shfrytëzuar kualitetet e tyre në stile të ndryshme. Bëhet fjalë për dy versione të ndryshme, por thuajse të me efekt të njëjtë.

Si do që të jetë, ata në fakt janë dy futbollistët më të mirë në botë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
LA LIGA E MESSIT DHE RONALDOS
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Adem Berisha:PËRSE MË TË MIRËT SHPESH KANË FATET MË TË LIGA?!!!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Sport-
Kërce tek: