Real Madridi është gjysmëfinalisti i fundit i Kupës së Spanjës, duke i’u bashkangjitur Barcelonës, Seviljes dhe Almerias të cilët ishin kualifikuar më parë. Ndërkohë të shtunën starton java e 20-të në La Liga, në të cilën kandidatët për titullin e kampionit Barcelona dhe Real Madridi nuk pritet të kenë probleme për të arkëtuar tre pikë.
Reali për herë të dytë mundi Atletikon, në kuadër të çerekfinales së Kupës së Spanjës, duke siguruar kualifikim në gjysmëfinale. Ronaldo shënoi në minutën e 23-të, për fitore të re të ‘mbretërve’, të cilët në ndeshjen e parë fituan 3:1, ndërsa në gjysëmfinale do të përballen me Seviljen. Në duelin tjetër për në një vend në finale do të ndeshen Barcelona me Almerian. Ndërkohë të shtunën me ndeshjen mes Seviljes dhe Levantes starton java e 20-të e La Ligës spanjole. Barcelona nuk pritet të ketë probleme me Rasing Santanderin, ndërsa në orën 22:00 në transmetim të drejtëpërdrejtë në Alsat-M mund të ndiqni takimin mes Valnecias dhe Malagës. Të dielën Almeria pret Osasunën, Getafe përballet me Espanjolin, Atletiko Madridi si mysafir ndeshet me Hijonin, ndërsa Zaragoza është vendase e La Korunjës. Real Madridi pas barazimit të javës së kaluar me Almerian, tani në fushë të vet kundër Majorkës kërkon t’u rrikthehet fitoreve. Të dielën në orën 21:00 drejtëpërsëdrejti në Alsat-M, vjen përballja mes Vilarealit dhe Real Sociedadit. Java e 20-të e futbollit spanjol mbyllet të hënën me duelin mes Atletik Bilbaos dhe Herkulesit.
Dyshet e javës së 20-të:
Sevilla-Levante
Barcelona-Racing Santander
Valencia-Malaga
Almeria-Osasuna
Getafe-Espanyol
Sporting Gijon -Atletico Madrid
Zaragoza-Deportivo La Coruna
Real Madrid-Mallorca
Villarreal-Real Sociedad
Athletic Bilbao-Hercules