Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Shtëpitë e mbyllura nuk do të regjistrohen

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator-Besart
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 36
Join date : 20/01/2011

MesazhTitulli: Shtëpitë e mbyllura nuk do të regjistrohen   Sat Jan 22, 2011 1:17 pm

Regjistrimi i popullsisë që do të bëhet prej 1 deri më 15 prill do të lë pa regjistruar të gjitha ato familje që nuk kanë asnjë person në shtëpi. Sipas Ligjit për regjistrim, personat që kanë qëndruar jashtë Maqedonisë më pak se një vit mund të regjistrohen nga të afërmit e tyre, ndërsa ata që nuk kanë qenë në Maqedoni më shumë se 12 muaj nuk mund të regjistrohen. Nga Komisioni shtetëror për regjistrimin e popullsisë sqarojnë se në shtëpitë që nuk do të gjejnë asnjë njeri do të lënë nga një letër, ku anëtarëve të familjes u kërkohet që deri më 15 prill të paraqiten vetë në Komisionet rajonale për regjistrim. “Ndonjë i afërm i tyre mund të paraqitet në Komisionin rajonal dhe ti regjistrojë anëtarët e asaj familjeje”, thotë anëtari i këtij komisioni, Xhemajli Saiti. Ai sqaron se në bazë të ligjit, personat që nuk janë prezent në Maqedoni gjatë regjistrimit dhe gjenden jashtë shtetit më pak se 12 muaj mund të regjistrohen lirshëm nga të afërmit e tyre. Po ashtu edhe nga Enti Shtetëror për Statistikë (ESHS), sqarojnë se regjistrimin e atyre personave që nuk janë në shtëpi në momentin kur shkojnë regjistruesit, mund ta bëjnë anëtarët e familjes. “Personat që kanë më pak se një vit që qëndrojnë jashtë Maqedonisë do të mund të regjistrohen prej të afërmve të tyre, të cilët nëse nuk kanë dokumente për ta vërtetuar këtë do të duhet që të japin deklaratë me shkrim për ta”, sqaroi Tatjana Mitevska, nga ESHS-ja, duke shtuar se Enti ka të drejtë, por jo dhe obligim që të vërtetojë nëse të dhënat e deklaruara janë apo nuk janë të vërteta.

Për regjistrimin e popullsisë që do të realizohet nga 1-15 prilli i këtij viti do të angazhohen rreth 20 mijë persona, ndërsa nga buxheti i shtetit janë ndarë 14 milionë euro. Në shkurt do të ketë konkurs për regjistrues, të cilët më pas do të trajnohen. Regjistrimin do ta realizojnë Komisioni shtetëror në bashkëpunim me ESHS-në, ndërsa do të vëzhgohet nga EUROSTAT.

Formularët të cilët do t’i plotësojnë qytetarët përmbajnë 60 pyetje të natyrave të ndryshme. Ndryshe nga regjistrimi i mëparshëm, gjatë regjistrimit të vitit 2011do të ketë dy regjistrues, të cilët në fund do të nënshkruhen. Formularët e regjistrimit janë në maqedonisht dhe në pesë gjuhë të bashkësive etnike (shqip, turqisht, në gjuhën rome, boshnjake dhe vllehe). Rezultatet preliminare, do të jenë gati në 15 qershor të këtij viti, ndërsa përfundimtarët në qershor të vitit 2012.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Shtëpitë e mbyllura nuk do të regjistrohen
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» 28 Nëntori është dita e çlirimit të Shqipërisë
» Çka është Filozofia
» Dritan Ylli: Është koha të punojmë për Shqipërinë evropiane, zoti Klosi!
» Faik Krasniqi:Ribashkimi i Kosovës me Shqipërinë, është një domosdoshmëri!
» Ja kush është Lavdrim Muhaxheri (Foto/Video)

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Lajmet e Botes-
Kërce tek: