Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center
Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» TOP 10Best Cars in the World?! – 2014
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeMon Jul 21, 2014 5:16 pm nga Hacker-Boy

» Dodge Challenger SRT8 – with 500horsepower
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeSat May 24, 2014 1:12 pm nga Hacker-Boy

»  Find out the TOP 10 BEST AMERICAN CARS: Read more: http://www.carsandjoy.com/find-top-10-best-american-cars/#ixzz32cu1d6A7
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeSat May 24, 2014 1:09 pm nga Hacker-Boy

» NEW 2014 BATTLE: Ford Mustang GT500 vs. Porsche Carrera Read more: http://www.carsandjoy.com/mustang-gt500-vs-porsche/#ixzz329zfwRNb
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeMon May 19, 2014 2:30 pm nga Hacker-Boy

» Messi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeFri May 09, 2014 5:11 pm nga Hacker-Boy

» Messi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeFri May 09, 2014 5:10 pm nga Hacker-Boy

» iPhone 6 sjell ekranin e lakuar?
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeSun Apr 27, 2014 12:21 pm nga Hacker-Boy

» iPhone 6 sjell ekranin e lakuar?
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeSun Apr 27, 2014 12:20 pm nga Hacker-Boy

» Fikni PC - dikujt
UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeMon Aug 05, 2013 9:48 pm nga Hacker-Boy

CARSANDJOY
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
Affiliates
free forum


 

 UJORI 20/01-18/02

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator-Besart
Administrator
Administrator
Administrator-Besart


Numri i postimeve : 36
Join date : 20/01/2011

UJORI 20/01-18/02 Empty
MesazhTitulli: UJORI 20/01-18/02   UJORI 20/01-18/02 Icon_minitimeFri Jan 21, 2011 6:20 pm

- Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Ujorit.
Janë gjenialë në çdo fushë; e shohin krijimtarinë e tyre me aq përpikmëri sa të tjerëve u duken të të paarritshëm. Përgjithësisht duan të rrinë vetëm, i respektojnë të drejtat dhe detyrat e miqësisë, megjithatë preferojnë të jenë të rezervuar. Ndjekin idealet fisnike dhe janë të gatshmën të shpëtojnë botën. Gratë: në dashuri duan të jenë vigjilente në gjithçka që i rrethon; nuk i shpëton asgjë nga sjellja e qëndrimi i njeriut që kanë pranë.

Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, duhet të dini që Neptuni do të fillojë të interesohet për ju, duke favorizuar ndryshime të thella brenda jush, por kini kujdes e mos flutoroni pas ëndrrave e projekteve utopike. Urani do ta lërë shenjën tuaj dhe ndërmjet marsit e shtatorit do të hyjë në shenjën e Peshqve; pra është në fazën e përfundimit të një periudhe të gjatë që ju ka sjellë jo pak surpriza e që, këto shtatë vitet e fundit, ka shënuar mjaft ndryshime të rëndësishme në jetën tuaj. Plutoni do të qëndrojë pingul mbi shenjë edhe për shumë kohë, ndërsa Saturni do të jetë i pranishëm deri në ditët e para të qershorit. Këta dy planetë do të stimulojnë tek ju kreativitetin dhe durimin e nevojshëm për t’i kthyer idealet tuaja në realitet, dhe kjo do të jetë e vërtetë veçanërisht për të lindurit e shkurtit. Jupiteri, ende në kontrast me ju deri në fund të gushtit, do të vendoset më pas në pozicion neutral; kjo do të thotë që në tetë muajt e parë të vitit ambiciet tuaja mund të bllokohen për shkak të ndërhyrjeve nga jashtë të kontrollit tuaj apo nga persona të tretë. Duke patur parasysh këtë, jini të kujdesshëm për 15 ditët e para të janarit, por sidomos në maj, kur marsi në shenjë kundër Jupiterit, bashkohet me Neptunin dhe mund t’ju shtyjë të rrezikoni më shumë seç duhet. Pranvera do të jetë jo e favorshme përsa i përket kontakteve sociale, studimit, udhëtimeve, pra duhet të jeni maksimalisht vigjilentë në çështjet ligjore e fiskale, sidomos nga prilli deri në mes të qershorit. Në vazhdim gjërat do të fillojnë të rrjedhin më natyrshëm dhe në mënyrë më të këndshme, në dashuri, në lidhje shoqërore, miqësore dhe familjare, sidomos periudha nga mesi i qershorit deri në ditët e para të korrikut do të jetë mjaft e bukur dhe e këndshme. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e tretë, gushti do t’ju gjejë duke tentuar aventura e pasione të shumta. Me mbarimin e verës do t’i ktheheni përsëri interesave tuaja, pa i hapur vetes telashe të kota. Por periudha më e mirë për ju do të jetë nga fundi i shtatorit deri në mesin e tetorit. Javën e fundit e dhjetorit, Venusi në shenjë do t’ua bëjë të gëzueshme periudhën festive. Në datën 30 dhjetor Urani do të dalë përfundimisht nga shenja juaj, kështu që mund të bëni një bilanc të ndryshimeve që ky planet ka sjellë këtë vit për ju, e sigurisht do t’i jeni mirënjohës.

- Dashuria
Viti 2003 do të jetë një vit mjaft i qetë për sektorin sentimental: Urani do ta lërë shenjën tuaj për afro gjashtë muaj e nuk do t’ju dhurojë më skena ekzaltuese.
Gjatë muajit mars mund të kini besim në kalimin e Venusit në shenjë që do t’ju dhurojë ditë të mrekullueshme për të rinovuar dashurinë tuaj.
Midis muajve prill e qershor, aspektet negative të Mërkurit dhe Venusit mund t’ju shkaktojnë probleme të vogla në raportin në çift. Kush është vetëm, nuk do të ndihet i gatshëm për takime e miqësi të reja.
Midis shtatorit dhe nëntorit, Venusi do të vendoset përsëri në një pozicion harmonik dhe do të keni rast të shprehni më së miri natyrën tuaj, të lirshëm ndaj ndonjë kushtëzimi që vjen nga ambjenti që ju rrethon.

- Shëndeti
Shëndeti juaj do të jetë mjaft i mirë: Saturni, i favorshëm deri në 4 qershor, do t’ju vendosë në punë për të riparuar ndonjë sëmundje dimërore a pranverore.
Përpiquni të evitoni, të paktën për tetë muajt e parë të vitit, të gjitha keqkuptimet, sidomos në fushën seksuale dhe në tryezë.
Një dietë e lehtë dhe një higjenë e rreptë seksuale do të jenë të rëndësishme për ju. Në periudhën e verës, kërkoni të pushoni sa më gjatë.

- Puna
Përsa i përket situatës tuaj profesionale do të jeni të detyruar të bashkëjetoni akoma me Jupiterin, deri në fund të gushtit, i cili do t’i vërë pak fre ambicies tuaj.
Duhet të mbani një qëndrim të kujdesshëm në muajin maj, kur Marsi në shenjën tuaj, në kundërshtim me Jupiterin dhe në krahë të Neptunit, mund t’ju bëjë pak si shumë impulsivë, kështu që duhet të keni kujdes të mos rrezikoni më shumë se zakonisht.
Përveç kësaj, nga prilli deri në mesin e qershorit, me Mërkurin në aspekt të vështirë, nuk do të jeni të predispozuar për kontakte sociale ose për studime: nuk do të jeni shumë të përqëndruar.

- Paratë
Do të jetë një vit i paqëndrueshëm për financat tuaja: ka shumë mundësi që shpenzimet t’i kalojnë të ardhurat.
Në pjesën e parë të vitit, me Saturnin në pozicion pozitiv me shenjën tuaj, do të keni mundësi të konsolidoni disa investime.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
UJORI 20/01-18/02
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: INTERESANTE :: Horoskop .-
Kërce tek: