Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center
Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center
Would you like to react to this message? Create an account in a few clicks or log in to continue.



 
ForumPortaliLatest imagesKërkoRegjistrohuidentifikimi
Kërko
 
 

Display results as :
 
Rechercher Advanced Search
Tema Fundit
» TOP 10Best Cars in the World?! – 2014
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeMon Jul 21, 2014 5:16 pm nga Hacker-Boy

» Dodge Challenger SRT8 – with 500horsepower
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeSat May 24, 2014 1:12 pm nga Hacker-Boy

»  Find out the TOP 10 BEST AMERICAN CARS: Read more: http://www.carsandjoy.com/find-top-10-best-american-cars/#ixzz32cu1d6A7
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeSat May 24, 2014 1:09 pm nga Hacker-Boy

» NEW 2014 BATTLE: Ford Mustang GT500 vs. Porsche Carrera Read more: http://www.carsandjoy.com/mustang-gt500-vs-porsche/#ixzz329zfwRNb
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeMon May 19, 2014 2:30 pm nga Hacker-Boy

» Messi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeFri May 09, 2014 5:11 pm nga Hacker-Boy

» Messi: Shumë gënjeshtra janë thënë për mua
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeFri May 09, 2014 5:10 pm nga Hacker-Boy

» iPhone 6 sjell ekranin e lakuar?
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeSun Apr 27, 2014 12:21 pm nga Hacker-Boy

» iPhone 6 sjell ekranin e lakuar?
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeSun Apr 27, 2014 12:20 pm nga Hacker-Boy

» Fikni PC - dikujt
   BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeMon Aug 05, 2013 9:48 pm nga Hacker-Boy

CARSANDJOY
Navigacion
 Portali
 Indeksi
 Lista e Anëtarëve
 Profili
 Pytësori
 Kërko
Forum
Affiliates
free forum


 

  BRICJAPI 22/12-19/01

Shko poshtë 
AutoriMesazh
Administrator-Besart
Administrator
Administrator
Administrator-Besart


Numri i postimeve : 36
Join date : 20/01/2011

   BRICJAPI 22/12-19/01 Empty
MesazhTitulli: BRICJAPI 22/12-19/01      BRICJAPI 22/12-19/01 Icon_minitimeFri Jan 21, 2011 6:21 pm

Karakteristikat që bashkojnë të lindurit e shenjës së Bricjapit.
Guximi e besimi në ato që bëjnë, i lejojnë atyre të kapërcejnë çdo pengesë që paraqitet në rrugën që ata përshkojnë. I përballojnë situatat me një logjikë të ftohtë dhe llogari të bëra mirë; nuk e vënë kurrë në rrezik sigurinë me zgjedhje të nxituara ose impulsive. Janë të brishtë emocionalisht edhe pse në dukje mund të duken të ftohtë. Mbrohen gjithmonë duke u nisur nga logjika e arsyetimi. Stabiliteti ekonomik është një platformë për t’u ndier të sigurtë e për të bërë llogaritë për strategjitë në të ardhmen. Dëshirojnë të punojnë në mënyrë autonome, pa u mbështetur në ndihmën e askujt dhe janë gjykatës të rreptë edhe të vetvetes. Nuk e pranojnë debulesën, parregullsinë, papërgjegjshmërinë dhe budallallëkun.

Planetët nuk do ta ndryshojnë pozicionin e tyre, përveç Uranit, i cili ndërmjet muajve mars e shtator do të shfaqet në shenjën e Peshqve, harmonik në shenjën tuaj, duke u larguar nga Ujori. Nëse keni lindur në dhjetor, një rilindje në të gjitha aspektet parashikohet për ju në një të ardhme të afërt. Të rejat më të rëndësishme do t’i sjellë Saturni dhe Jupiteri; Saturni në ditët e para të qershorit do të hyjë në shenjën e Gaforres, përkundrejt shenjës tuaj, dhe kjo gjë do të sjellë për ju një fazë mjaft impenjative, sepse do t’ju duhet të analizoni në thellësi gjithçka keni bërë deri në këtë moment. Keni nevojë për një përkujdesje dhe forcë shpirtërore të madhe, sepse provat që do t’ju vërë përpara Saturni janë gjithmonë të vështira; duhet të keni ndershmërinë dhe forcën për të pranuar se çfarë jeni në gjendje të përballoni dhe çfarë jo. Nga fundi i gushtit do t’ju afrohet Jupiteri, i cili do të formojë një trekëndësh të bukur, dhe gjithçka do të jetë më në fund në favorin tuaj; do të keni progrese të reja, aprovime dhe sukses, megjithë punën e madhe që duhet të bëni për t’i arritur. Këto do të jenë më të ndjeshme për të lindurit e dhjetëditëshit të parë e të dytë. Ndërmjet muajve shkurt dhe prill kalimi i Mërkurit, Venusit e Marsit në shenjë do ta gjallërojnë jetën tuaj, duke i bërë këta muaj më të gjallët e vitit. Kjo do të jetë periudha e duhur gjatë së cilës do të do të bëni projekte për sferën e dashurisë dhe për jetën tuaj të përditshme. Nga mesi i qershorit deri në mes të dhjetorit, Marsi në shenjën e Peshqve do t’ju ndihmojë t’i kaloni me lehtësi vështirësitë e nxjerra nga Saturni. Përveç kësaj, do të ndjeni se keni gadishmërinë e duhur për të përfituar nga rastet me fat që ju propozon Jupiteri. Nga fundi i gushtit deri në mesin e shtatorit do të jetë periudha më interesante e verës, shumë me fat në projektet dashurore. Korriku, përkundrazi mund të jetë më pak i këndshëm sepse si humori, si forma fizike do të jenë të kushtëzuara nga ndodhi të papëlqyeshme. Në dhjetor, Venusi në shenjën tuaj do të formojë një trekëndësh me Jupiterin dhe Mërkurin, por do të jenë në opozitë me Saturnin: në dashuri kjo periudhë do të jetë mëse impenjative, sidomos nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, prandaj kini kujdes sepse edhe sektori financiar dhe ai praktik në përgjithësi, do të kërkojnë impenjim të madh nga ana juaj. Nëse keni lindur në dhjetëditëshin e dytë, përkudrazi, do t’ju paraqiten raste të shkëlqyera për të realizuar dhe kënaqur dëshirat tuaja, si në fushën e dashurisë ashtu edhe në atë praktike.


- Dashuria
Viti 2003 rezervon surpriza për sektorin afektiv.
Në shkurt dhe në mars, me Venusin e më pas Marsin në shenjë, do t’i kushtoni dashurisë shumë nga mendimet tuaja. Më pas, kalimi i Uranit në shenjën e Peshqve, nga marsi në shtator, do t’i sjellë të lindurve të dhjetorit dëshirën për ndryshime pozitive. Në vazhdim, do të jetë Saturni që do të sjellë shumë të reja në qershor. Do të hapet për ju një fazë impenjuese: në fakt duhet të përballoni disa prova të vështira. Do t’ju kërkohet një qëndrim i matur dhe i pjekur: duhet të vlerësoni mirë situatën tuaj dhe të kërkoni madje disa relacione që kufizojnë shprehjen tuaj.
Megjithatë kini besim: në fund të gushtit Jupiteri do të qëndrojë në një pozicion të favorshëm për ju, kështu që mund të kaloni një periudhë të qetë.

- Shëndeti
Forma juaj do të jetë mjaft e mirë, megjithëse do t’ju duhet të përballoni qëndrimin negativ të Saturnit, i cili në disa raste mund t’ju bëjë të ndiheni të dekurajuar e madje edhe të shfrytëzuar.
Në çfarëdolloj rasti ju duhet të kini besim në energjitë e Marsit (nga qershori në dhjetor) dhe në influencën e mirë të Jupiterit.
Zgjidhni muajin shkurt për të bërë ndonjë trajtim bukurie.

- Puna
Pjesa e parë e vitit do të rrjedhë mjaft e qetë. Janari do të jetë një periudhë shumë e mirë për studimet dhe aktivitetet e karakterit komercial, falë kalimit të Mërkurit në shenjë.
Në muajin mars, Marsi do t’ju furnizojë me energjitë e duhura për të çuar përpara me këmbëngulje projektet tuaja.
Nga muaji qershor, Saturni, ylli juaj drejtues, do të vendoset në një pozicion të vështirë, kështu që do të kërkojë nga ana juaj impenjim më të madhe se zakonisht.
Mos u dëshpëroni, Marsi e më pas Jupiteri (në shtator) do të jenë në favorin tuaj dhe do t’jua bëjnë më të lehtë kapërcimin e vështirësive të nxjerra nga Saturni. Pra, kini besim tek përparimet dhe progreset që nuk do të mungojnë.

- Paratë
Bilanci në fund të vitit do të jetë pozitiv; megjithatë nuk do të jetë gjithmonë e lehtë.
Viti do të fillojë në favorin tuaj, me Mërkurin në shenjë që do t’ju ndihmojë në zhgjidhjen e shumë punëve.
Katër muajt e fundit të vitit do të keni mundësi të rrisni të ardhurat dhe të vlerësoni shpenzimet. Por, kujdes me investimet në të mirat materiale.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
 
BRICJAPI 22/12-19/01
Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: INTERESANTE :: Horoskop .-
Kërce tek: