Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

  Fejohet vajza e Presidentit Topi

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Boy
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 160
Join date : 03/01/2011

MesazhTitulli: Fejohet vajza e Presidentit Topi   Fri Jan 21, 2011 1:29 pm

Nada Topi, vajza e Presidentit Bamir Topi është fejuar. Historia disavjeçare e saj, e mbajtur e fshehtë, sidomos pasi babai i saj u bë President i Republikës së Shqipërisë, tashmë është zyrtarizuar. Dhëndri është djali i biznesmenit të njohur në vend, Gon Papule, president i përfaqësisë së Wolsvagenit në Shqipëri.

Në mes ngjarjeve të pakëndshme politike në vend, këtë herë vjen një lajm feste. Pikërisht familja e Presidentit të Republikës, Bamir Topi, ka festuar fejesën e vajzës së tyre të madhe, Nada. Vajza simpatike që punon në Bankën e Shqipërisë, ka zyrtarizuar tashmë marrëdhënien e saj të dashurisë, me djalin që i kishte rrëmbyer zemrën prej vitesh.

Ditët e fundit, familja e të dashurit të saj (djali i biznesmenit Gon Papuli, president i përfaqësisë së Wolsvagenit në Shqipëri) i ka kërkuar dorën e vajzës së madhe, Nadës, Presidentit Topi. Ngjarja nuk ka qenë aspak e papritur për familjen Topi. Përkundrazi, dy familjet kanë qenë të njohura prej kohësh për këtë lidhje, të cilën familja e vajzës e ka miratuar!

Bukuroshja, Nada, 23 vjeç, ka mbaruar studimet në Universitetin “Luarasi” dhe prej disa kohësh punon në Bankën e Shqipërisë. Lidhja e saj e dashurisë ka nisur pak kohë më parë se babai i saj të bëhej President. Gjë që do ta bënte më të vështirë privatësinë e çiftit.

Megjithatë për rreth tre vite, Nada dhe i dashuri i saj kanë qenë më diskret se çdo çift publik në Shqipëri. Paparacët nuk kanë mundur të zbulojnë jetën personale të Nadës, për shkak të vetë kujdesit të saj, por sigurisht edhe porosive të prindërve. Vetëm në natën finale të Festivalit “Kënga Magjike”, Nada vendosi të zbulonte të dashurin e saj.

Kjo për arsyen sepse tashmë gjërat kishin marrë rrugën drejt atyre zyrtare. Por vetëm këtë fillim vit, është mësuar se çifti është fejuar. Nuk dimë të jetë bërë ndonjë festë e madhe me këtë rast, madje thuhet se ka qenë diçka private. Me këtë rast, ne e urojmë Nadën dhe të fejuarin e saj!


Lidhja e dashurisë së Etidës!

Po ashtu sikurse Nada, edhe Etida, vajza e vogël e Presidentit Bamir Topi, prej vitesh ka një marrëdhënie dashurie. Edhe këtë herë duket se zgjedhja ka qenë e zgjuar. I dashuri i Etidës është djali i një sipërmarrësi shumë të njohur në Tiranë, Luan Bregasit, i cili ka qenë edhe kryetar i Dhomës së Tregtisë për disa kohë.

Jo krejt rastësisht edhe Etida ka dalë publikisht me të dashurin e saj, në të njëjtin eveniment me motrën, Nada, pavarësisht se nuk kanë qëndruar pranë njëra-tjetrës. Nuk dimë nëse do të kemi së shpejti edhe një celebrim të Etidës, gjithsesi çdo gjë është e mirëpritur!
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Fejohet vajza e Presidentit Topi
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Gëzuar Ditëlindjen Ronela Ramadani-vajza e dajës tim Xhavitit!
» Çka thuhet në vendimin e Gjykatës Kushtetutese për zgjedhjen e presidentit Pacolli?
» ELIDA BUÇPAPAJ:LETËR E HAPUR PRESIDENTIT TË REPUBLIKËS BUJAR NISHANI
» Topi: Unë në bulevard, Berisha në bllok
» Kush është vajza të cilën në 19:30 e presin në “randez-vous” mbi tre milionë shqiptarë!

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Yjet/Stars-
Kërce tek: