Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Prej sot buka shtrenjtohet për 3 denarë

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Tetova
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 129
Join date : 14/01/2011

MesazhTitulli: Prej sot buka shtrenjtohet për 3 denarë   Mon Jan 17, 2011 8:07 pm

Buka, prej sot shtrenjtohet për 3 denarë. Mullixhinjtë thonë se ky nuk do të jetë shtrenjtimi i fundit i bukës, edhe pse presin që shtrenjtimi të jetë deri në gjysmë euro për bukë. Sipas prodhuesve të bukës, shtrenjtimet kanë të bëjnë me mungesën e grurit në treg dhe rritjen e çmimit të tij në bursat botërore. Me këtë shtrenjtim qytetarët, në vend të 20 denarëve të deritashëm për bukën 500 gramësh, prej sot do të paguajnë 23 denarë. Është e paqartë se deri kur do të mbetet ky çmim pasi mullixhinjtë presin shtrenjtim të ri të grurit.
“Në të ardhmen, nuk bëhet fjalë a do të ketë rritje apo jo të çmimit të bukës, pasi kjo është e sigurt, por shtrohet pyetja se a do të ketë ofertë të mjaftueshme në treg, pasi shumë vende të rajonit sikurse Serbia dhe Bullgaria kanë kontrata të mëdha eksportuese në vendet përreth, sepse në nivelin botëror ka mungesë të grurit. Shkaku më i madh i mungesës janë përmbytjet në Australi”, deklaroi Todor Gjorgjevski, drejtor ekzekutiv i mullirit ‘Kadino’.
Mullixhinjtë thonë se tani, do të kenë probleme se si të gjejnë sasi të mjaftueshme gruri për të përmbushur kërkesën për miell, bukë dhe produkte të tjera. Ata thonë se Serbia fqinje mendon të aplikojë tashmë taksën prej 50 eurosh për 1 ton grurë të eksportuar, gjë që do të kontribuonte shtesë në shtrenjtimin e bukës dhe të produkteve të tjera të miellit. Ndërkaq, buka për herë të fundit u shtrenjtua vetëm 6 muaj më parë.
Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Prej sot buka shtrenjtohet për 3 denarë
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» SI TE HUMBNI PESHEN E TEPERT
» Si në përralla, qeni zbulon qypin me ar me vlerë prej 10 mln dollarë (FOTO)
» Tekste këngësh të vjetra
» Ekskluzive: Ja emrat e 28 të arrestuarve,16 prej tyre janë nga Kosova
» Agim Bacelli:Rrëfimi* Tregim

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Ekonomi-
Kërce tek: