Mireserdhe .. ne www.ahg-center.tk
Vizitor i nderuar.
Ju tani per tani ndodheni ne web faqen
www.ahg-center.tk . kjo pop-up
qka u ka dal eshte se ju ende nuk
keni hyre apo ende sjeni regjistruar ..
Ju lutemi te zgjidhni problemin sa me shpejt ..

Me Respekt Staffi ahg-center



 
ForumPortaliCalendarPytësoriKërkoLista AnëtarëveGrupet e AnëtarëveRegjistrohuidentifikimi

Share | 
 

 Opozita për ligjin e energjetikës, 1000 denarë për të varfërit

Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Shko poshtë 
AutoriMesazh
Hacker-Tetova
Administrator
Administrator


Numri i postimeve : 129
Join date : 14/01/2011

MesazhTitulli: Opozita për ligjin e energjetikës, 1000 denarë për të varfërit   Mon Jan 17, 2011 8:05 pm

Të rriten prej 600 deri 1000 denarë në muaj paratë prej që shteti ua jep të varfërve për ta paguar rrymën, kërkoi sot opozita në parlament. Deputetët e LSDM thonë se për ndihmën e këtillë deri më tani janë lajmëruar vetëm 1920 nga gjithsej 50 mijë familje që pranojnë ndihmë sociale. Deputeti i LSDM Jani Makraduli i propozoi qeverisë që në vend të reklamave të shtrenjta të kompanive shtetërore energjetike ELEM dhe MEPSO, paratë ti dedikoj në fushatën për informimin e të varfërve se si të paraqiten për ndihmën në të holla për energji.

“Uluni në qeveri, thoni Çingovskit mjaft para hodhi në erë, si anije u mbush njeriu! Ai nga xhepi i vet mund ta paguajë fushatën. Merrni një mikrobus nga ELEM-i dhe shkoni në lagjen e Shuto Orizares, ndërsa formularin e softuerit ne do tua punojmë falas dhe le të regjistrohen njerëzit, jepuni për energji elektrike” tha Jani Makraduli , LSDM.

Pse Makraduli nuk e nxori këtë ligj në vitin 2006 kur ishte në pushtet. Kjo ishte përgjigja e parë e deputetëve të VMRO DPMNE-së në pushtet. Ata thonë se subvencione shtetërore për energjinë marrin rreth 10 mijë familje.

“Ajo ndihmë në të holla duhet të rritet gjatë viteve të ardhshme me ecurinë drejt liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Është me rëndësi që kjo ndihmë në para të rritet sa më shumë që të jetë e mundur që të mbrohen kategoritë më të prekura sociale të qytetarëve” tha Nikolla Kotevski, VMRO DPMNE.

Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi e hodhi poshtë këtë amendament të opozitës në debatin e sotëm zhvilluar në komisionin për ligjin e energjetikës. Ai konsideron se 600 denarë mjaftojnë që të mbulohen nevojat themelore të energjisë në shtëpitë e atyre që pranojnë ndihmën sociale. Megjithate ai u pajtua se shteti duhet më mirë ti informojë qytetarët.

Mbrapsht në krye Shko poshtë
Shiko profilin e anëtarit
 
Opozita për ligjin e energjetikës, 1000 denarë për të varfërit
Shiko temën e mëparshme Shiko temën pasuese Mbrapsht në krye 
Faqja 1 e 1
 Similar topics
-
» Foto sa 1000 fjalë!
» Forumi Ndërkombëtar për energjetikë: Kosova vend i sigurt për investime të huaja
» Ujqit në Zvicër nuk e respektojnë ligjin
» Jetojmë në një shtet njëpartiak! Opozita duhet të bashkohet në rrëzimin e këtij pushteti
» Varferia në Kosovë dhe Shqipëri-POPULLI NË VARFËRI, POLITIKANËT FLEJNË NË MILIONA

Drejtat e ktij Forumit:Ju nuk mund ti përgjigjeni temave të këtij forumi
 :: LAJME :: Ekonomi-
Kërce tek: