Të rriten prej 600 deri 1000 denarë në muaj paratë prej që shteti ua jep të varfërve për ta paguar rrymën, kërkoi sot opozita në parlament. Deputetët e LSDM thonë se për ndihmën e këtillë deri më tani janë lajmëruar vetëm 1920 nga gjithsej 50 mijë familje që pranojnë ndihmë sociale. Deputeti i LSDM Jani Makraduli i propozoi qeverisë që në vend të reklamave të shtrenjta të kompanive shtetërore energjetike ELEM dhe MEPSO, paratë ti dedikoj në fushatën për informimin e të varfërve se si të paraqiten për ndihmën në të holla për energji.
“Uluni në qeveri, thoni Çingovskit mjaft para hodhi në erë, si anije u mbush njeriu! Ai nga xhepi i vet mund ta paguajë fushatën. Merrni një mikrobus nga ELEM-i dhe shkoni në lagjen e Shuto Orizares, ndërsa formularin e softuerit ne do tua punojmë falas dhe le të regjistrohen njerëzit, jepuni për energji elektrike” tha Jani Makraduli , LSDM.
Pse Makraduli nuk e nxori këtë ligj në vitin 2006 kur ishte në pushtet. Kjo ishte përgjigja e parë e deputetëve të VMRO DPMNE-së në pushtet. Ata thonë se subvencione shtetërore për energjinë marrin rreth 10 mijë familje.
“Ajo ndihmë në të holla duhet të rritet gjatë viteve të ardhshme me ecurinë drejt liberalizimit të tregut të energjisë elektrike. Është me rëndësi që kjo ndihmë në para të rritet sa më shumë që të jetë e mundur që të mbrohen kategoritë më të prekura sociale të qytetarëve” tha Nikolla Kotevski, VMRO DPMNE.
Ministri i ekonomisë Fatmir Besimi e hodhi poshtë këtë amendament të opozitës në debatin e sotëm zhvilluar në komisionin për ligjin e energjetikës. Ai konsideron se 600 denarë mjaftojnë që të mbulohen nevojat themelore të energjisë në shtëpitë e atyre që pranojnë ndihmën sociale. Megjithate ai u pajtua se shteti duhet më mirë ti informojë qytetarët.